Përpjekja për të futur frikë dhe vetëcensurë te gazetarët nuk do të ketë sukses

    Gazetarët dhe shoqatat mediatike dënojnë ashpër fyerjet dhe diskualifikimet e rënda ndaj gazetarëve të IRL-së në njoftimin e sotëm për mediat të kompanisë “Brako”, në lidhje me episodin e fundit të Laboratorit të Gazetarëve Hulumtues (IRL) të titulluar si “Vrasje në Tetovë”.

    Autori i këtij njoftimi, në vend që t’i shpjegojë publikut, gjegjësisht të demantojë tezat individuale nga emisioni dhe t’u japë përgjigje akuzave të rënda për të cilat po vijojnë procedurat e organeve hetimore, bën përpjekje për censurë. Sipas tonit të njoftimit, është e qartë se qëllimi është diskreditimi publik i gazetarëve kritikë dhe krijimi i kulturës së frikës kur përmenden kompanitë ekonomikisht të fuqishme:

    “… ide monstruoze të grupit IRL, e cila me konstruksionin e fundit te rrejshëm tregoi se është turp për njerëzit që punojnë profesionalisht në gazetari dhe se padyshim po bëhet kancer për indin e shëndoshë ekonomik të shtetit”, thuhet në një pjesë të njoftimit.

    Kjo mënyrë e komunikimit paraqet pa dyshim presion mbi gazetarinë hulumtuese dhe përpjekje për të dekurajuar të gjithë gazetarët dhe mediat që të interesohen dhe hetojnë tema që kanë të bëjnë me korrupsionin, sundimin e ligjit dhe keqpërdorimin e pozitës së pushtetit.

    Rikujtojmë se javën e kaluar kishte disa reagime (mes të cilave edhe nga Prokuroria Publike) të cilat i referoheshin storjes së lartpërmendur hulumtuese, dhe të gjitha ato, në vend që të tregonin apo demantonin informacionet e publikuara, ishin të mbushura me diskreditime dhe ofendime, të cilat paraqesin komunikim publik të papranueshëm.

    Gjithashtu i bëjmë thirrje edhe mediave që të kenë përgjegjësi shoqërore, të punojnë në interes të publikut dhe qytetarëve dhe të mos i nënshtrohen presioneve që ushtrojnë fuqitë ekonomike ndaj pronarëve të mediave.

    Për të gjitha këto, për presionet ndaj gazetarëve hulumtues, për përpjekjet që të krijohet atmosferë e frikës dhe mosbesimit ndaj mediave, shoqatat esnafe nga Maqedonia do ti informojnë edhe shoqatat partnere, Federatën Ndërkombëtare dhe atë Evropiane të Gazetarëve.

    Ju rikujtojmë se në rast që cilido qytetar, duke përfshirë edhe pronarët e kompanive apo prokurorë të cilët kanë ndonjë problem me publikimet mediatike nga cilido medium, ekzistojnë mekanizma mbrojtës ligjorë, si kërkesa për korrigjim apo demant. Përveç kësaj, janë në dispozicion edhe mekanizmat vetërregullues të mediave nëpërmjet Këshillit të Nderit në SHGM dhe Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM).

    Lajmi Paraprak

    Dy kombinime erëzash për t’i dhënë mishit një shije fantastike

    Lajmi i rradhës

    Cili është roli që luan pështyma në shëndetin tuaj?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë