Dy kombinime erëzash për t’i dhënë mishit një shije fantastike

    Në këtë artikull do të mësoni se si të bëni një përzierje fantastike erëzash si për biftekët ashtu edhe për mishin e pulës.

    Një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë, që i shton mishit shumë shije por edhe vlera ushqyese.

    Përbërësit

    Për biftekët:

    • 4 lugë gjelle kripë e trashë
    • 1 lugë gjelle piper i grirë
    • 1 lugë gjelle thekon qepë
    • 1/2 lugë gjelle piper i kuq i grimcuar
    • 1/2 lugë gjelle trumzë
    • 1/2 lugë gjelle rozmarinë
    • 1/2 lugë gjelle farë koriandër
    • 1/2 lugë gjelle kopër
    • 1 lugë gjelle pluhur hudhre

    Për mishin e pulës:

    • 4 lugë gjelle kripë të trashë
    • 4 lugë gjelle pluhur hudhre
    • 2 lugë gjelle piper të grirë
    • 2 lugë gjelle majdanoz
    • 2 lugë piper i kuq i grimcuar
    • 1 lugë fara koriandër
    • 1 lugë gjelle spec djegës
    • 1 lugë trumzë

    Përgatitja

    Kombinoni përbërësit në një kavanoz qelqi dhe tundni mirë që të bashkohen. Nëse erëzat janë të plota, përpunoni në një mikser. Më pas lyeni mishin tuaj, lëreni të marinohet për disa orë në një enë të mbyllur dhe futeni të piqet sipas dëshirës tuaj./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

    Lajmi i rradhës

    Përpjekja për të futur frikë dhe vetëcensurë te gazetarët nuk do të ketë sukses

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë