Përplasje ndërmjet Taravarit dhe Osmanit | “Zotni doktor, ti turpërohesh prej detyrës së Kryetarit të Komunës?”

    Përplasje në rrjetet sociale mes ministrit të Jashtëm Bujar Osmani dhe kryetarit aktual të Gostivarit Arben Taravari. Kjo përplasje erdhi pasi që ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka marrë pjesë në përurimin e rrjetit të kanalizimit në Gostivar. Për këtë Taravari në facebook ka shkruar Ministri për punë të jashtme përuron kanalizimin fekal në Gostivar”.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i Osmanit, i cili shkruan: Zotni doktor, ti turpërohesh prej detyrës së Kryetarit të Komunës?

    Nuk është çështja koleg pse une marr pjesë në fillimin e punimeve të projektit për kanalizim në Gostivar, por pse ti nuk je aty?

    Aroganca që e reflekton nuk e mbulon turpin e vërtetë që keni lënë qytetarët e Gostivarit pa kanalizim e infrastrukturë bazike.

    Proektet tuaja nuk shihen fare, dhe asnjëherë nuk u pamë në terren me njerëzit, me çizme në këmbë duke zgjidhur nevojat komunale të qytetarëve.

    Jo, se është nën nivelin tuaj.

    Nga ana tjetër u shohim shpesh në Shkup duke promovuar kandidatët e VMRO-s?!?

    Nuk bën ashtu kolegë. Pavarësisht çfarë detyre bën, mjek, politikan apo kryetar komune nuk bën me u turpnu prej popullit.

    Me fat fushata

    Lajmi Paraprak

    Rritet siguria rreth shkollave në Tetovë dhe Gostivar

    Lajmi i rradhës

    Ringjallen shpresat për RMV-në në lidhje me procesin e eurointegrimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë