Përqindja e fluturimeve të anuluara në RMV është e vogël, por janë rritur harxhimet e udhëtarit

    Aeroporti Nderkombëtar i Shkupit / Fotografia: Nistori

    Në aeroportet e vendit ka fluturime të anuluara, por përqindja është e vogël dhe situata nuk është aq e theksuar sa në aeroportet evropiane, ku volumi ditor është shumë më i madh. Nga TAV Maqedoni thonë se situata po përhapet nga aeroportet evropiane, por tek ne nuk është aq dramatike sepse nuk kanë probleme me kapacitetet e dy aeroporteve të Maqedonisë që mund të shkaktojnë vonesa apo anulime fluturimesh, shkruan AIM.

    “Ka fluturime të anuluara, por përqindja është e vogël, për shembull në korrik, nga gjithsej 1.572 fluturime të planifikuara në aeroportin e Shkupit, janë anuluar 30 fluturime, që paraqet 1,9 për qind të trafikut të përgjithshëm. Kjo do të thotë se anulime ndodhin, por situata nuk është aq e theksuar sa në aeroportet evropiane, ku vëllimi ditor është shumë më i madh”, thanë për AIM nga TAV Maqedoni.

    Mbi 75 për qind e trafikut të pasagjerëve në dy aeroportet e vendit është i përqendruar drejt destinacioneve në Evropë, prandaj, thekson koncesionari, është normale që situata me vonesat dhe anulimet e fluturimeve që ndodhin në aeroportet evropiane të transferohet edhe në aeroportet e Maqedonisë, por këtu nuk është aq dramatike sa është rasti me aeroportet e destinacioneve evropiane.

    Aviacioni si sektorët e tjerë po përballet me kosto të shtuara për shkak të krizës energjetike dhe kjo reflektohet edhe në çmimet e udhëtimeve.

    Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë rritje të kostos së jetesës në transportin ajror të udhëtarëve në vend për 36 për qind në korrik krahasuar me qershorin e këtij viti.

    Zhvillimet globale dhe kriza energjetike ndikojnë edhe në funksionimin e operatorit të aeroportit.

    Lajmi Paraprak

    Takim krize | Çdo dëmtim i centralit atomik është “vetëvrasje”

    Lajmi i rradhës

    Shamia dhe fytyra perëndimore e arsimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë