Përsëri mosmarrëveshje ndërmjet banorëve të Sllupçanit dhe EVN-së

    Banorët e Sllupçanit nuk i lejuan punonjësit e EVN-së që të fillojnë punët me modernizimin e përçuesit elektrik në këtë vendbanim. Sapo kanë vërejtur ekipet e EVN-së, disa nga banorët janë tubuar dhe e kanë penguar punën e tyre. Më pas ata bllokuan rrugën e hyrjes së fshatit.

    Alsat qëndroi në hyrje të fshatit dhe kërkoi qëndrim nga banorët por disa nga banorët u afruan disa herë duke na kërcënuan që të largohemi.

    “Mere kamerën shko, aj shko si medium mos na bëjë propaganda. Mshele se po na bëjnë ndonjë “bagatellë”.

    “Mbylle shko. Si të bërtas me zë 100 vijnë menjëherë”.
    “Ec më mirë mos t’i thirri”.

    Në orët e pasdites, banorët e fshatit Sllupçan kanë sulmuar disa nga trafostacionet, këtë për mediat e konfirmuan edhe nga EVN, të cilët shtojnë se për këtë arsye kanë mbetur pa energji elektrike disa fshatra të rajonit të Likovës.

    „Fshati kumanovar Sllupçani dhe fshatrat tjera përreth Orizare, Vaksincë, Aleshevcë, Runicë, Izvor dhe Bellanovce akoma përballen me ndërprerje të furnizimit për shkak të defektit serioz. Defekti në furnizimin me energji elektrike në fshatin Sllupçan është rezultat i shfrytëzimit të vazhdueshëm të paligjshëm të energjisë elektrike. Fatkeqësisht, disa nga fshatrat e Likovës janë gjithashtu të prekura nga i njëjti dhe po përballen me ndërprerje të furnizimit. Ekipet e Elektrodistribuimit gjatë kryerjes së aktiviteteve të rregullta të punës apo riparimit të defekteve në këtë fshat, shpesh përballen me sulme verbale dhe fizike. E njëjta gjë ndodhi edhe sot”, thonë nga EVN.

    Kjo është hera e dytë që një defekt i kësaj shkalle në Sllupçan shkakton ndërprerje të furnizimit me energji elektrike edhe në fshatrat përreth. Ndërkohë banorët e Sllupçanit kanë disa kërkesa nga EVN, ndërsa një pjesë e tyre janë që mos t’u vendosen orëmatësit jashtë shtëpisë, që EVN t’u falë të gjitha borxhet konsumatorëve, çmimi për orëmatësit të mos jetë më i lartë se 6000 denarë, që një familje mos paguaj më shumë se 3000 denarë energji elektrike pavarësisht se sa kilovat shpenzojnë si dhe disa kërkesa të tjera. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Si të pengoni ndikimin negativ të mendimeve në karrierën tuaj?

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është faktori Rh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë