Përshkallëzohet protesta para Qeverisë, ka përplasje me policinë, ata thërrasin “Bëhuni maqedonas”

    Protesta para Qeverisë po përshkallëzohet. Një pjesë e protestuesve janë futur në oborrin e Qeverisë.

    Demonstruesit filluan të gjuanin gurë, vezë dhe letra higjienike në godinën e Qeverisë, ndërsa u dëgjuan edhe shpërthime, ndoshta nga fishekzjarre. Demonstruesit që thyen gardhin mbrojtës. Ata thërrasin “Dorëheqje” dhe “Bëhuni maqedonas”.

    Disa nga demonstruesit u përplasën me policinë, e cila ngriti kordonin para ndërtesës së qeverisë, pasi depërtuan gardhin mbrojtës dhe filluan të gjuanin me gurë policinë.

    Më herët, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i ka thirrur qytetarët në masë të madhe, sepse sipas informacioneve të opozitës, qeveria synon që nesër ta pranojë propozimin e presidencës franceze. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Heshtje deri në 2024

    Lajmi i rradhës

    Zjarrfikësit padisin Komunën e Strugës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë