Heshtje deri në 2024

    Safit Zeqiri

    Ky vit është i vështirë për të gjithë botën dhe kriza ekonomike po thellohet ndjeshëm pas pushtimit rus ndaj Ukrainës, sepse të dy vendet janë prodhuesit më të mëdhenj të hekurit dhe aluminit. Dëshira për pushtet nuk ndalet kur je në opozitë dhe në momente kaq të vështira për vendin dhe ekonominë tonë. Ose kjo nuk është problem, “kush si të dijë le të gjendet”.

    Kërkesa për zgjedhje të parakohshme nuk është diçka e re, kështu është në politikë, kur nuk je në mesin e popullit, mediave etj., sigurisht më së miri është të kërkosh zgjedhje me një deklaratë dhe të bllokosh Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deputetëve në përgjithësi aspak nuk u intereson gjë edhe pse zgjidhen nga populli. Nuk ka zgjidhje të çështjeve me bllokada dhe as Kuvendi nuk mund të shpërndahet.

    Pas zgjedhjeve lokale dhe ajo euforia duhet të presë edhe pak për zgjedhjetëparakohshme, të gjithë ata kryetarë të komunave që u ulën në karrige komode kanë premtime të parealizuara. Në asnjë komunë nuk shohim ndonjë projekt të nisur nga programi zgjedhor. Pra, viti 2024 nuk është shumë larg zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe sigurisht me një program zgjedhor të mirë “bindës” do të arrihet një “fitore”, dhe ne populli i këtij vendi do të presim premtimin që të nuk do të përmbushet.

    Të gjitha partitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të përkushtuara dhe të njëjtën gjë do ta dëgjojmë sërish në fushatat politike duke filluar së pari para se anëtarësisë, përkrahësit dhe votuesit të tyre të jenë më të pranueshëm. Partitë, sipas statutit të tyre, i përcaktojnë veprimtaritë politike si dhe strukturën organizative dhe ashtu themelohen në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjin për partitë politike, e më shumë të flasin e më pa k të punojnë. Ato shihen vetëm kur kanë aktivitete dhe vihen re vetëm kur ka zgjedhje, lokale, parlamentare, presidenciale dhe pastaj, natyrisht, vetëm një “heshtje” që nuk do të jetë “larg” deri në zgjedhjet e ardhshme.

    Cili është qëllimi i një partie vetëm për të marrë vota apo për t’u mbështetur nga statusi i saj. Të respektohen të gjithë qytetarët pa dallim etnie. Të kërkojmë sigurimin ekonomik dhe social dhe si qëllim të përbashkët anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Pra, statuti i secilës parti të krijuar në vendin tonë është disi i ngjashëm.

    Opozita është gjithmonë në kërkim të diçkaje për t’i treguar popullit dhe për të fituar sa më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme dhe për të fituar pushtetin dhe çfarë mbetet me qëllimet e statutit, programit politik dhe premtimeve. Jemi dëshmitarë të 20 viteve të fundit se sa shumë është bërë dhe sa jetë demokratike kemi dhe sa është forcuar siguria ekonomike dhe sociale.

    Kur populli të jetë i kënaqur dhe kur shtrohet pyetja nëse jemi shtet demokratik, na duhen edhe 20 vjet që të fillojmë të jetojmë në mënyrë demokratike siç pritej nga premtimet para se të fitojmë pushtetin apo të kërkojmë të tretën, të katërtën, të pestën opsionin që nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë për kaq vitet në të ardhmen. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Letër e hapur për qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga Vanhoutte

    Lajmi i rradhës

    Përshkallëzohet protesta para Qeverisë, ka përplasje me policinë, ata thërrasin “Bëhuni maqedonas”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë