Persona të panjohur marrin para për parkim në Strugë, komuna hesht

    Fotografi ilustruese

    Në Strugë në disa lokacione nëpër qytet ka parkingje ilegale në tokë shtetërore. Në njërin, afër komunës së Strugës, çmimi i parkimit është 200 denarë për tërë ditën. Ndonëse Alsat tashmë në fillim të vitit shkruante për parkingun ilegal në plazhin e grave, ku dikush ka rrethuar një pjesë të hapësirës, ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet. Në një situatë të tillë reagojnë disa nga partitë në komunë.

    “Shqetësues është fakti që askush nga organet kompetente për pronën publike nuk reagon për problemin e krijuar dhe problemin që krijohet çdo ditë para syve të qytetarëve. Autoritetet jo vetëm që nuk reagojnë, por çdo ditë pajtohen me problemin e krijuar”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët, Strugë.

    Aleanca i bën thirrje Qeverisë, Ministrisë së Transportit, Inspektoratit të Ndërtimit dhe Urbanizmit, komunës, policisë, prokurorisë dhe DAP-it që të mos heshtin për problemin. Reaguan edhe nga VMRO-DPMNE-ja.

    “Edhe vetë plazhet përdoren si parkingje jolegale ku objektet hotelierike i uzurpojnë zonat në interes të tyre që mysafirët të parkojnë makinat e tyre, sado që është në kundërshtim me ligjin e sigurisë në qarkullimin rrugor. Për parkingjet është përgjegjëse edhe ndërmarrja publike “Eko Struga”, e cila është themeluar nga Këshilli i Komunës së Strugës për menaxhimin e parkingjeve…”, deklaroi Alen Dereban – VMRO DPMNE – Strugë.

    Por, nga Eko Struga thonë se nuk e dinë se cilët janë pronarët e parkingjeve jolegale.

    “Parkingjet jolegale nuk janë në kompetencën tonë të menaxhimit. Sa i përket asaj që kemi ndërmarrë, e kemi raportuar tek institucionet kompetente, të cilat duhet të reagojnë”, njoftojnë nga NP EKO-Struga.

    Alsat e pyeti komunën e Strugës se pse lejohen të funksionojnë këto parkingje ilegale, por nuk morëm përgjigje. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Në pikë pagesat rrugore, mbi 14 mijë euro të falsifikuara

    Lajmi i rradhës

    Adoptimi i të rriturve – Fenomen i ri në Korenë Jugore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë