Personat me aftësi ndryshe në RMV nuk kanë qasje në institucionet publike

    Foto arkiv*

    “Nuk kemi qasje në shumë institucione publike. Në disa prej tyre mungojnë ashensorët për personat me aftësi të posaçme, ndërsa nëpër komuna shpesh mungojnë trotuaret që do të na lejonin të lëviznim me karroca,” thanë anëtarët e shoqatës SOS Vita të cilët kërkuan që në çdo komunë të emërohet nga një këshilltar me aftësi ndryshe, i cili do të angazhohej në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve që prekin drejtpërdrejt këtë kategori qytetarësh.

    “U bëjmë thirrje të gjitha komunave dhe organeve shtetërorë të RMV-së, ka ardhur më koha që të ketë nga një këshilltar, person me aftësi ndryshe në çdo komunë të ketë nga një këshilltar. Me qellim që t’ua sqaroje dhe të na informoje se çfarë duhet të ndërmerret. Deri tani s’ka ndodhur një gjë e tillë por ne e kërkojmë me çdo kusht që të ketë nga një anëtarë me nevoja ndryshe në të gjitha komunat”, tha Zhivko Milevski – Anëtar i SOS Vita.

    Sipas kryetarit të SOS Vita, Ertan Shakiri, përfshirja e një personi me aftësi të ndryshe në këshillat komunalë do të lehtësonte ndjeshëm mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe do të ndihmonte në përmirësimin e kushteve të jetesës.

    “Nëse do ta kemi një këshilltar nëpër komuna si person me aftësi të kufizuara atëherë do ta kemi më lehtë të drejtën dhe jetën tonë sepse ai si person i me aftësi ndryshe e di se çfarë dmth të jesh person me aftësi ndryshe dhe mendoj se në këtë mënyrë do t’i kërkojmë të drejtat tona më lehtë dhe më mirë”, u shpreh Ertan Shakiri – Kryetar i SOS Vita.

    Shoqata SOS Vita në Çair aktualisht numëron mbi 450 anëtarë me diagnoza të ndryshme, të cilët, sipas drejtuesve të organizatës, përballen me shumë sfida e veçanërisht me mungesën e infrastrukturës së përshtatshme për qarkullim me karroca në rrugë dhe me mungesën e qasjes së barabartë në institucionet komunale dhe shtetërore. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Grubi dhe Bajrami janë në arrati prej tetë muajsh, autoritetet ende i kërkojnë

    Lajmi i rradhës

    Trajnerët italianë kërkojnë që Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë