Përveç Mijallkovit, mund të lirohet edhe Orce Kamçevi?

    Për gjykatësin i cili ndërpreu pushimin shëndetësor para se të vendosej për lirimin e ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov ka pasur zëvendësim nga tjetër gjykatës, sqarojnë nga Gjykata e Apelit. Pavarësisht se kishte zëvendësues, gjykatësi Enver Bexheti, siç njoftoi Alsat një ditë më parë vendosi ta ndërpresë pushimin shëndetësor para vendimit të këshillit prej tre anëtarëve, për lirimin e Mijallkovit, pjesë e të cilit këshill ishte edhe Bexheti.

    Bexheti ishte në pushim mjekësor që nga java e kaluar, pasi Apeli ia hoqi për herë të parë paraburgimin Mijalkovit, me një garanci prej 11 milionë eurosh. Alsat kërkoi Bexheti të komentojë se pse ka vendosur të paraqitet personalisht, por ai nuk deshi të komentojë.

    Ndryshe nga një javë më parë, kur ish shefit të policisë sekrete iu caktua paraburgimi për një rast tjetër, përkatësisht “Parcelat në Vodno”, ai dje doli i buzëqeshur nga burgu i Shutkës.

    “A do të qëndroni në Shkup? –Nuk arratisem. Mirupafshim.- tha Sasho Mijallkov- ish drejtor i DSK-së.

    Alsat njoftoi dje se garancia prej 11 milionë euro në pronë për dalje nga Shutka është nën hipotekë bankare. Banka private ka rënë dakord që prona të jetë nën hipotekë shtetërore në rast se Mijalkov arratiset.

    Edhe pse e njëjta pronë ka qenë objekt i veprës penale, Prokuroria nuk ka mundur ta ngrijë pikërisht për shkak të hipotekës bankare. Mijallkov tani është në liri, por nuk guxon ta lëshojë vendin. Patjetër duhet të paraqitet rregullisht në gjykatë sipas masës së kujdesit për lëndën “Thesari”.

    Ndryshe, lirim nga paraburgimi për rastin “Parcelat në Vodno” kërkon edhe biznesmeni Orce Kamçev. Gjykata e Apelit sot nuk ka vendosur për te. Mundet kjo të ndodhë nesër para fillimit të vitit 2022.

    Lajmi Paraprak

    ASh: Kjo qeveri erdhi në pushtet me mashtrimin për drejtësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë