ASh: Kjo qeveri erdhi në pushtet me mashtrimin për drejtësi

    Aleanca për Shqiptarët vlerëson se nuk është e rastësishme që ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov u lirua në ditën kur kreu i ri i LSDM-së mori mandatin për formimin e Qeverisë së re. Sipas tyre, pushteti lënë të lirë kriminelët dhe mban pas grilave shumë shqiptarë të pafajshëm edhe përkundër dëshmive për pafajësinë e tyre.

    Gjykatat e kontrolluara nga regjimi LSDM-BDI, sipas ASh arritën të triumfojnë kundër drejtësisë dhe qytetarëve. Sasho Mijallkov, partneri kryesor i këtij regjimi, me vendim të Gjykatës së Apelit, përfundimisht lëshohet në liri. Kjo ditë do të mbahet mend si dita më e zezë e drejtësisë në vend.

    “Kujtojmë se kjo që qeveri erdhi në pushtet me mashtrimin për drejtësi, mbahet gjallë me zor në emër të drejtësisë dhe në emër të eurointegrimeve, ndërsa në realitet të gjitha veprimet dhe vendimet janë kundër drejtësisë dhe kundër parimeve evropiane. Dje u pa qartë se ky regjim është i lidhur ngushtë me krimin dhe korrupsionin dhe se gjithë mandatin e vet e ka kaluar duke falur e amnistuar kriminelë.”- deklaroi Zylfi Adili, Aleanca për Shqiptarët.

    Aleanca gjithashtu kërkoi nga ministri i brendshëm Oliver Spasovski të sqarojë, se pse ka pritur që pikërisht tre ditë pas tragjedisë nga djegia e autobusit në Bullgari të mbyllë kompaninë “Via Komerc Xhemal” e cila ka kryer kontrollin teknik të tij dhe tek e cila ishin konstatuar parregullsi që në muajin gusht. Sipas kësaj partie, këto skandale flasin për përgjegjësin e institucioneve në tragjedinë e ndodhur.

    Lajmi Paraprak

    “Shtrenjtimi i rrymës, rezultat i punës së papërgjegjshme të kompanive shtetërore energjetike”

    Lajmi i rradhës

    Përveç Mijallkovit, mund të lirohet edhe Orce Kamçevi?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë