“Përveç shkumësit, s’kemi asgjë tjetër” / Nxënësit shqiptarë në Norovë mësojnë në kushte të rënda

    Pas kësaj derë të arnuar mësojnë nxënës të klasës së parë të fshatit Norovë të Krushevës. Përveç shkumësit s’kemi asgjë tjetër, thotë mësuesi Mitat Rustemi i cili është arsimtar në shkollën fillore periferike Nikolla Karev të këtij fshati.

    Ai është mësues i grupit klasor nga e para në të pestën, dhe për shkak të mos pasjes së klasave të mjaftueshme nxënësit e këtij fshati detyrohen që të ndjekin mësimin në dy ndërrime.

    “Po kushtet siç i shihni, jemi në shkollën Nikolla Karev, ne jemi paralele të dislocuara, drejtorë e kemi Oliverën, zëvendës drejtor kishim por tani nuk ka. Këto janë kushtet siç i shihni edhe ju, por standardet nuk i plotësojnë. Përveç shkumësit, nuk ka smart tabela nuk kemi as kabinetet siç duhet, përveç shkumësit s’keni asgjë tjetër!”, tha Mitat Rustemi – mësues.

    Në këto kushte të mjerueshme të kësaj shkolle fillore nga klasa e parë deri në të nëntën mësojnë 120 nxënës të këtij fshati. E për të vështirësuar edhe më shumë procesin arsimor, nxënësve u mungojnë edhe një pjesë e teksteve shkollore.

    E lidhur me kushtet e shkollës së Norovës, drejtoresha Olivera Çavkova thotë se është njoftuar edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës .

    “Vitin e kaluar na vizitoi edhe ministri Jeton Shaqiri i cili ishte i njoftuar me kushtet e vështira të shkollës së Norovës, me hapësirat e pa mjaftueshme për 120 nxënës, kemi mundësi që të ndajmë edhe një paralele e cila është e kombinuar dhe numëron 20 nxënës dhe sipas ligjit duhet të ndahet por nuk kemi hapësira, ministri tha që mund të aplikojmë me projekt për zgjerim por problemi është që fshati nuk ka plan detal urbanistik që të mundët komuna të aplikoje me projekt i cili për momentin nuk është i përfunduar”, tha Olivera Çavkarova – drejtore në sh.f “Nikolla Karev”.

    Përveç shkollës fillore të fshatit Norovë, edhe në shkollat tjera të kësaj komunë kushtet janë të ngjashme.

    Sipas mësuesve, që nga viti 2004 në shkollat e fshatrave shqiptare të Krusheves nuk është investuar aspak.

    Ndërkohë, mbi 450 nxënësve shqiptarë ndjekin mësimin në gjuhën shqipe në tre shkolla periferike të komunës së Krushevës.

    Lajmi Paraprak

    Pacientët me fibrozë cistike në RMV kërkojnë që shteti t’u sigurojë terapinë

    Lajmi i rradhës

    Çaji i mentes rradhitet në listën e pijeve më të shëndetshme në botë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë