I harrojnë investimet, por jo edhe të mbajnë tubime partiake

    Objekti aktual i Qendrës për Kulturë në Tetovë ndër vite është lënë pas dore. Edhe pse në këtë objekt janë mbajtur dhe mbahen aktivitete kulturore, por edhe aktivitete të partive politike, megjithatë rrallë herë politika ka kthyer kokën për t’u marrë më seriozisht me këtë objekt. Mungesa e investimeve dhe borxhet kishin bërë që shpeshherë edhe të vie deri tek shkyçja e rrymës elektrike dhe e ngrohjes qendrore. Nga ana tjetër, infrastruktura e objektit brenda, por edhe jashtë, është lënë pa investime konkrete. Drejtori Arlind Huseini thotë se janë bërë disa investime që ky pallat edhe në të ardhmen të jetë në shërbim të qytetarëve. Kohë më parë në Pallatin për kulturë në Tetovë është rregulluar edhe pjesa që ka qenë në gjendje të mjerueshme dhe tashmë në atë pjesë mbahen aktivitete të rregullta. Në këtë pallat ende pjesë përbërëse janë Teatri i Tetovës dhe Biblioteka, derisa nuk përfundon objekti i ri. Qendra për Kulturës në Tetovë ka konkurruar deri tek Ministria e Kulturës me 35 projekte dhe drejtuesit presin që këto projekte të miratohen.

    “Kemi konkurruar në shumë sektorë edhe atë në artet vizuele, folklorit, muzikës, dramës, në investime kapitale që e kemi një shtyllë kyçe, sepse investimet tek ne gjatë kohë nuk janë bërë dhe mundohemi që këta dy vitet e fundit të bëjmë investime me mjete nga Ministria e Kulturës. Pres që edhe këtë vit të kemi investime, sepse kjo Qendër për kulturë është lënë shumë pas dore edhe pse dy vitet e fundit kemi bërë disa investime, duke filluar nga pullazi që ka qenë një problem i madh, sepse pullazi ka pikuar shumë dhe kjo i ka dhënë një imazh të keq edhe kësaj qendre, por edhe Tetova nuk e meriton një gjë të tillë, duke patur parasysh se kemi pasur shumë ngjarje të mëdha kulturore”, deklaroi Arlind Huseini, drejtor i Qendër për Kulturë në Tetovë.

    Në ndërkohë, objekti i Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë që ka filluar të ndërtohet në vitin 2012 pritet që të përfundojë në vitin 2025. Nga Qendra për Kulturë në Tetovë, e cila menaxhon me projektin për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës, thonë se sipas kontratës, ky objekt parashihet që deri në dhjetor të vitit 2025 të jetë gati. Në ndërkohë, pagesat do të zgjasin deri në fund të viti 2026, shprehet drejtori Huseini.

    “Deri më tash në aspektin financiar i kemi kryer të gjitha obligimet ndaj operatorit që kryen punët dhe jemi një kahje të mirë që dhjetori i vitit 2025 të jetë fundi i punimeve për këtë objekt, kurse pagesat do të kryhen në vitin 2026. Dilema nuk ka, punohet sipas kontratës dhe kam shpresë që nuk do të ketë asnjë pengesë. Operatori është duke u kryer të gjitha obligimet që i ka për fazën e dytë sa i përket brendisë dhe me vendosjen e pajisjeve të nevojshme”, thotë Huseini. Nëse punët shkojmë me këtë dinamikë dhe nëse nuk ka pengesa tjera, për një objekt të kësaj natyre shtetit i janë nevojitur 13 vite që të kompletojë të njëjtin. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Më shumë vetura të reja në RMV se të vjetra!

    Lajmi i rradhës

    Pandemia mori shumë jetë të moshës së tretë në Dibër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë