Peshev: Investitori “frikësohet”, ikë nga territore të rrezikshme

    Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike, Antoni Peshev, në paraqitjen e tij në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, vlerësoi se takimi ndërmjet biznes sektorëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë është një hap pozitiv që do të kontribuojë në zhvillimin pozitiv në ekonominë mes dy vendeve. Sipas tij, tonet më të buta mes politikanëve, krijojnë klimë më të mirë të biznesit.

    “Nëse fjalori politik mes elitave politike në të dyja vendet është i keq, kjo reflektohet në klimën e përgjithshme të investimeve, por edhe në bashkëpunimin mes vendeve. “Kapitali në parim është gjë që frikësohet dhe ikën nga ai lloj territori që është potencialisht i rrezikshëm”, tha Peshev, kryetar i Odës Ekonomike.

    Për Peshev, ideja për futjen e linjës ajrore në mes të Shkupit dhe Sofjes është një PR i mirë, por ai nuk pret që kjo të ndryshojë pasqyrën ekonomike.

    Lajmi Paraprak

    Ronaldo pohon se nuk do t’i bëjë kurrë presion djalit që të bëhet futbollist

    Lajmi i rradhës

    Nikollovski: LSDM u jep prokurime kompanive që janë në listë të zezë nga ShBA-të!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë