Nikollovski: LSDM u jep prokurime kompanive që janë në listë të zezë nga ShBA-të!

    Nikollovski: VMRO-DPMNE-ja ka rezerva për “Ballkani i hapur”

    Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në ClickPlus në TV21 potencoi se VMRO-DPMNE-ja ka rezerva për iniciativën “Ballkani i hapur”, ndërkaq shton se “BDI është PËR”.

    “Gjithmonë kur BDI-së i bie rejtingu, shkon kah nacionalizmi, kah temat si Kosova, Shqipëria… Gjithmonë kur duan të flirtojnë me shoqërinë ndërkombëtare, flasin se projekti “Ballkani i hapur” është i mirë, kurse Kosova është kundër asaj marrëveshje”, tha Nikollovski.

    Ai e pyeti BDI-në se ku është kufiri mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe në cilin kufi mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk do të ketë ndalesë me projektin “Ballkani i hapur”?

    “Pak është paradoks sesi VMRO-DPMNE-ja të ketë rezerva për “Ballkanin e Hapur”, kurse BDI është për”, tha më tej Nikollovski.

    Ai tha se LSDM u jep prokurime të ndjeshme të sektorit të sigurisë kompanive të cilat janë në listë të zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk tregoi detaje.

    “Si nga njëra anë gojën e kanë plotë me Bashkimin Evropian, NATO-n, orientimin pro-perëndimor dhe kështu me radhë, kurse nga ana tjetër japin prokurime të ndjeshme në sektorin e sigurisë për kompani që janë në listën e zezë të ShBA-ve”, tha Nikollovski.

    Lajmi Paraprak

    Peshev: Investitori “frikësohet”, ikë nga territore të rrezikshme

    Lajmi i rradhës

    Dimitrov: Njerëzit që më çuan në mitingje, sikur të isha një rok-yll, të njëjtit tani më sulmojnë me shkopinj dhe gurë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë