Peshkopi Agatangel e bekon Mickoskin dhe e quan VMRO-DPMNE-në “partia e shenjtë”

    Mitropoliti i Dioqezës të KOM-OA-së, Agatangjel, ditë më parë në manifestimin tradicional në Kvadar, krahas lutjeve për një familje të pasur me rastin e Shën Trifunit, mbajti një fjalim politik në të cilin bekoi liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski “të kthejë gjithçka çfarë ka humbur Maqedonia në periudhën e kaluar”, përcjell Nistori.

    Ai e quajti liderin e VMRO-së “presidenti ynë” për të cilin “beson se me ndihmën e Zotit dhe Nënës së Zotit do ta kthejë atë që është e shenjtë maqedonase dhe kombëtare”. Fillimisht me të (Mickoski), tha peshkopi, e më pas me ndihmën e Zotit. Nuk do të lejojmë, tha Agatangjel, dikush që nuk e ndjen Maqedoninë të përcaktojë fatin e vendit tonë.

    “Dua, ndoshta dikush më ka inat, por këtu dikush tha dje që të mos flasim dhe të mos i shikojmë me emocione situatat që na ndodhin. Por ne maqedonasit jemi njerëz emocionalë, ne maqedonasit jemi patriotë, e duam gjuhën dhe shtetin tonë maqedonas, kombin tonë maqedonas dhe çdo gjë që është e shenjtë dhe maqedonase, sepse e kemi marrë nga apostulli ynë i shenjtë Pal që shëtiti dhe eci në këtë vend të shenjtë maqedonas.

    “Prandaj, duke pasur parasysh këto lutje të shenjta nga gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë, besoj nga shpirti dhe zemra se kryetari ynë i partisë më të madhe dhe më të shenjtë VMRO-DPMNE, z. Mickoski, gjithçka që kemi dhënë, besoj se do të kthejmë prap. Së pari me të, e më pas me ndihmën e Zotit. Besoj se Zoti, Shpëtimtari ynë Jezus Krisht, Nëna e Zotit, e cila është mbrojtëse e kësaj toke të shenjtë maqedonase, do ta ndihmojë atë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij në çdo gjë që është e shenjta jonë maqedonase, kombëtare, do ta kthejmë dhe nuk do të lejojmë që dikush që nuk e ndjen Maqedoninë kombëtarisht ta përcaktojë fatin e vendit tonë të shenjtë”, tha peshkopi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Fushata e testimit të rastësishëm pritet të zgjerohet edhe në qytetet tjera të RMV-së

    Lajmi i rradhës

    Do të protestohet para Qeverisë për shkak të krizës me energjinë elektrike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë