Edhe pse në dy anët të kufirit në afërsi të Dibrës, janë të njëjta dhe të shumta bukuri natyrore dhe japin mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit, Dibra ngec në drejtim të shfrytëzimit të kësaj pasurie. Peshkopia si bashki në Shqipëri ka një zhvillim shembullor të turizmit malor dhe sipas vlerësimeve të punëtorëve turistik, turistët e aventurës faktikisht kanë pushtuar edhe majën e malit Korab. Vizitorët si të vendit ashtu edhe të huaj, siç thonë përfaqësuesit të bashkisë Peshkopi, janë të shumtë dhe efektet në këtë sferë janë shumë të mira.
Në komunën e Dibrës kohëve të fundit kanë filluar të zhvillohen projekte ndërkufitare për turizmin malor, por aktivitetet janë në fazën fillestare.
Në takimin që patën përfaqësues të pushteteve vendore por edhe biznesmen dhe anëtarë të shoqatave joqeveritare në Dibër, u theksua se pasuritë e shumta duhet të shfrytëzohen me që të ardhurat e turizmit avanturistik janë shumë të larta.
“Turizmi malor po tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë. Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, Bjeshkët e Gramës dhe Korabit kanë marrë jo vetëm vëmendjen e vizitorëve dhe pushuesve vendas, por edhe turistëve të huaj, kryesisht ato të aventurës. Vetëm një orë larg qytetit të Peshkopisë ndodhen Bjeshkët e Gramës. Bjeshkët më të larta dhe të vizituara në të gjithë rajonin e Dibrës. Ato ndodhen në vargmalin e Korabit dhe këtu temperaturat nuk kalojnë mbi 26 gradë Celsius”, thotë Neki Feta, gazetar dhe publicist dhe njohës i mirë edhe i turizmit malor.
Biznesmenët të rrethit të Dibrës në anën e Shqipërisë potencojnë se janë të shumtë turistët e huaj që bëjnë haiking dhe ngjisin majën e Korabit, një pjesë e madhe qëndrojnë nëpër bujtinat e zonës ndërsa të tjerë rrinë në çadra e kampingje. Bjeshkët e Gramës janë një nga destinacionet më të preferuara të vizitorëve nga e gjithë Shqipëria, që vijnë kryesisht të organizuar me familjet e tyre, apo me grupe shoqërie. Ato mund të qëndrojnë në bujtina apo edhe në çadra, ndërsa mund të shijojnë produktet e bulmetit nga stanet e shumta të zonës, madje aty ka edhe një baxho ku mund të blejnë produkte bulmeti bio.
Sa i takon zhvillimit të turizmit malor në Dibër dhe rajon, deri tani janë ndërtuar tre shtigje malore. Dy janë në komunën Dibër dhe ata mbarojnë në anën e Bashkisë Peshkopi si dhe një nga komuna Mavrovë-Rostushë deri ne fshatrat e Peshkopisë. Përfaqësuesi i pushtetit vendor në Dibër për këtë sferë, Edmond Marku thotë se janë projekte ndërkufitare që investohen si projekte nga programet e BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.
Sipas anëtarëve të shoqatës të Bjeshkatarëve “Dibra”, shumë shpejt mund të pritet zhvillim edhe në rajonin e komunës Dibër dhe Rekës, por nevojiten edhe shumë angazhime të biznesit individual.
“Në Shqipëri ka përveç shtigjeve ka edhe shumë bujtina, gjë që tek ne kjo nuk ndodh”, thonë anëtarët të kryesisë së shoqatës të Bjeshkatarëve. Por njohësit të mirat të turizmit avanturistik siç ndryshe quhet turizmi malor, duhet të priten edhe në pjesën e Maqedonisë së Veriut. Dy Dibrat, respektivisht Dibra dhe Peshkopia, kanë pasuri dhe kushte po të njëjta, por patjetër Dibra duhet të shfrytëzojë edhe përvojat shumë të mira të anës tjetër të kufirit. /Koha/