RIBALANCI | Hajredini: Është demagogji njoftimi i Qeverisë se do të ndihmojë qytetarët e prekur nga krizat

    Ish-ministri i Financave, Xhevdet Hajredini e quan demagogji dhe populizëm njoftimin e Qeverisë se me ribalancimin e buxhetit, shpenzimet buxhetore joproduktive do të zvogëlohen për 200 milionë euro, përcjell Nistori.

    “Demagogji dhe populizëm i pastër është njoftimi i Qeverisë se me ribalancimin e buxhetit shpenzimet buxhetore joproduktive do të zvogëlohen për 200 milionë euro dhe ato para do të përdoren për shtresat më të varfra të qytetarëve të prekur nga krizat. Për të qenë në gjendje të shihet dhe kontrollohet kjo, është e nevojshme të dorëzohen të dhëna krahasuese specifike me sasi dhe specifikime sipas llojeve të shpenzimeve dhe qëllimeve.” – shkruan Hajredini.

    Sipas tij, kredia e re nuk do të jetë fundi i huamarrjes. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët ankohen për çmimet e larta të produkteve, thonë se nuk mund t’i blejnë

    Lajmi i rradhës

    Xhaferi nuk ndjen përgjegjësi t’u kërkojë falje parlamentarëve të cilëve u është drejtuar me sharje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë