Petkov arrin në Shkup, kryeministrat në takim tet-a-tet

    Me pritje ceremoniale para Qeverisë dhe me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake filloi vizita zyrtare në vend e delegacionit bullgar të kryesuar nga kryeministri Kiril Petkov, përcjell Nistori.

    Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe të Bullgarisë, Kirill Petkov kanë takim tet-a-tet në Qeveri, në pajtim me agjendën për vizitën zyrtare njëditore të delegacionit bullgar në
    vend.

    Takime të ndara kanë edhe zëvendëskryeministri për eurointegrime Bojan Mariçiq me nënkryetarin e Kuvendit Popullor bullgar, Kristian Vigenin, ministrat e Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska si edhe ministrat e Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe Nikollaj Sabev.

    Programi për vizitën parasheh takim plenar të dy delegacioneve me të cilin do të kryesojnë kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov pas çka do të pasojë konferencë e përbashkët për shtyp në orën 11.45.

    Është paraparë edhe promovim i projektit për ndihmë në zhvillim “Ditari elektronik për personat me diabet”, të cilin kryeministri Petkov do t’ia dorëzojë kryeministrit Kovaçevski si donacion të Republikës së Bullgarisë.

    Në pjesën tjetër të agjendës për vizitën e delegacionit të Bullgarisë, kryeministri Petkov do të ketë takime të ndara me presidentin Stevo Pendarovski, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, si edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

    Në aeroportin në Shkup herët delegacionin qeveritar të Bullgarisë e priti ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pas çka pjesa zyrtare e vizitës startoi me pritje ceremoniale me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake para Qeverisë.

    Vizita zyrtare është paraparë të përfundojë në orët e mbrëmjes pas çka delegacioni qeveritar i Republikës së Bullgarisë do të niset për në aeroportin ndërkombëtar Shkup në fluturimin për në Sofje. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “E majta” me pankarta fyese e pret kryeministrin bullgar, Kiril Petkov

    Lajmi i rradhës

    Roberta Metsola zgjidhet presidente e Parlamentit Evropian

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë