Petkov: Tema Maqedonia e Veriut është rast shumë i rëndësishëm nacional

    Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov sot paralajmëroi se në Samitin në Bruksel javën e ardhshme nuk do të shkojë me përbërjen e Qeverisë lidhur me propozimin francez por me vendimin e Kuvendit Popullor.

    Sipas Kirill Petkovit, tema Maqedonia e Veriut është rast shumë i rëndësishëm nacional dhe për vendimin duhet të ketë përfshirje maksimale.

    Propozimi i kryesisë franceze me BE-në tashmë është në Kuvendin popullor të Bullgarisë.

    “Deputetët do ta marrin vendimin, do ta plotësoj vullnetin e Kuvendit Popullor”, tha Petkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

    Hapi i parë për fillimin e negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, ndërsa quhet seancë e parë ndërqeveritare, theksoi Petkovit, është ajo të fillojë pasi ata ta ndryshojnë Kushtetutën, por pasi ta ndryshojnë Kushtetutën, Bullgaria nuk do të mund t’ua ndalë rrugën.

    “Ndërsa atyre t’u garantohet se ne nuk do të nxjerrim nga një kusht çdo gjashtë muaj”, the Petkov.

    Lajmi Paraprak

    Zjarrvënia e qëllimshme konsiderohet si vepër penale, e cila dënohet deri në tetë vjet burg

    Lajmi i rradhës

    Shtetasit e RMV-së do të kenë sigurim shëndetësor falas në disa shtete

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë