Petliçkovski: Situata epidemiologjike është përmirësuar

    Është i dukshëm përmirësimi i situatës epidemiologjike, por kjo nuk do të thotë se është e mirë. Rekomandimi është që qytetarët të marrin dozë të tretë të vaksinës, sepse është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga simptomat e rënda, hospitalizimi dhe vdekja, tha sot kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski, përcjell Nistori.

    Sipas tij, numri i rasteve të reja tek fëmijët është rritur dhe bëri thirrje që qytetarët të marrin dozën e tretë të vaksinës. Mosha shkollore më e prekur nga virusi korona gjegjësisht mosha 6-14 vjeçare, megjithatë gjendja nuk është shqetësuese. KSI është e mendimit mësim me prani fizike.

    Skriningu rekomandoi që të fillohet sa më shpejtë të jetë e mundur. Do të testohen jo më shumë se dy mijë fëmijë dhe prcoesi do të zgjatë një javë. Ai tha se përderisa nuk kemi ndonjë rritje alarmante tek fëmijët mësimi do të zhvillohet me prezencë fisike, në të kundërtën nuk përjashtohet mundësia për mësim online. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ECE TEMELKURAN: HAPËSIRA DEMOKRATIKE PO SHKRIHET PO AQ SHPEJT SA AKULLNAJAT

    Lajmi i rradhës

    Deklaratat e presidentit Putin dhe kancelarit Scholz

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë