PISA: 28% e nxënësve në Shqipëri nuk dëgjojnë mësuesin

    Orët e mësimit në shkollat  shqiptare zhvillohen përmes zhurmës. Në analizën që ekspertët e raportit ndërkombëtar “PISA 2022” bënë për vendin tonë, vihet në dukje se nxënësit kanë raportuar që në shumicën e orëve mësimore, mësuesve ju duhet që të presin një kohë të gjatë që klasa të qetësohet për të zhvilluar mësimin.

    Për pasojë 25% e nxënësve thonë se punojnë dot të qetë, 28% nuk dëgjojnë atë që mësuesi thotë dhe 24% e nxënësve kanë raportuar se shqetësohen nga shokët që përdorin celularin gjatë mësimit.

    Një tjetër problematikë që ka ardhur në rritje nga një raport në tjetrin është vetmia.

    15% e nxënësve kanë raportuan se ndjehen të vetmuar në shkollë, ndërsa 15% ndjehen të përjashtuar nga aktivitetet që zhvillohen.

    Ndërsa 12% e nxënësve shqiptarë kanë raportuan se nuk ishin të kënaqur me jetën e tyre

    Bullizmi po ashtu është një fenomen shqetësues në shkolla. Ekspertët vlerësojnë se nxënësit e tallur shpesh janë  të prirur të lënë shkollën dhe të kenë performacë të dobët në mësime. /EuronewsAlbania/

    Lajmi Paraprak

    Gjermania, “parajsa” e shqiptarëve

    Lajmi i rradhës

    Taravari: jo Talat Xhaferin, por cilindo shqiptar do ta mbështesim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë