Plani për rritje për Ballkanin Perëndimor – mundësi për rritje të kompanive, mobilitet të të rinjve, përfshirje në inovacine digjitale dhe furnizime mjekësore

    Rrjet falas të internetit në hapësirat publike, qasje drejt Rajonit pagesor evropian – SEPA, shirita të gjelbër në vendkalimet kufitare, përfshirje në qendrat evropiane për inovacione digjitale, si dhe prëfshirje në furnizime mjekësore të BE-së, janë vetëm disa nga përfitimet që do t’i marrin qytetarët dhe kompanitë me Planin për rritje për Ballkanin Perëndimor, shkruan AIM, përcjell Nistori.

    Instrumenti i Planit për rritje, që për tërë Ballkanin Perën dimor është 6 miliarëd euro, do të realizohet në periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027, duke filluar nga ky vit në 4 vitet e ardhshme edhe këto mjete do të jenë plotësim i instrumentit për ndihmë parainkuadruese IPA 3, të cilën shteti tashmë e shfrytëzon, dukshëm duke e rritur ndihmën financiare për të gjithë partnerët në rajon, u cek në brifingun me gazetarë për Planin për rritje të Komisionit evropian për Ballkanin Perëndimor, nga ana e SÇE-së me mbështetje të UNOPS-it.

    Plani për rritje është mundësi për zhvillim të kompanive, mobilitet të të rinjve, për relacione më thelbësore të përditshme me anëtaret nga BE-ja, përfshirje thelbësore në tregun e BE-së. Luftë kundër korrupsionit dhe vendosje të një sistemi më të mirë të sundimit të së drejtës, por edhe porosia e qartë nga BE-ja se dëshirojnë t’i shohin qytetarët dhe shtetet tona brenda Unionit. 

    Ndihma financiare do të jetë e lidhur me dinamikën reformuese në secilin shtet.

    Qeveria në mbledhjen e së martës e miratoi Projekt agjendën reformuese 2024-2027, në suaza të Planit për rritje për vendet nga Ballkani Perëndimor dhe e miratoi versionin e harmonizuar të Projekt agjendës reformuese. 

    Agjenda reformuese është e rëndësishme sepse shtetet anëtare të BE-së nuk dëshirojnë ta mbështesin pakon financiare, pa u miratuar agjenda reformuese, sepse këtë plan e shohin si mekanizëm për përshpejtim të reformave, diçka që një kohë të gjatë bëhet e ditur se vendet nga BP nuk bëjnë mjaftueshëm reforma. Mekanizmi është të bëjnë më shumë rreforma për të fituar m[ shumë mjete dhe më shumë para.

    Me Planin për rritje dukshëm duhet të përshpejtohet efekti nga të gjitha prëfitimet socio-ekonomike nga rruga e vendit drejt anëtarësimit të plotë, dhe kjo duhet të jetë plotësim dhe mbështetje e procesit të negociatave, nuk duhet të jetë zëvendësim i tij, nuk duhet të jetë në konflikt me të, duhet të jetë si mbështetje dhe plotësim i atij procesi, u cek në brifing.

    Pagesa e mjeteve nga Plani për rritje është paraparë të ndodhë dy herë në vit, ndërsa për Maqedoninë e Veriut prioriotetet që u dakorduan me Agjendën reformuese kanë të bëjnë me sferat e ardhshme prioritare. – Reformë në administratën publike dhe menaxhim me financat publike, Tranzicion digjital energjetik dhe të gjelbër dhe investim në kapital njerëzor, Ambient afarist dhe Sundim të së drejtës.

    BE-ja me këtë plan angazhohet të zbatojë një prej strategjive më të mëdha investuese dhe për integrim të rajonit përmes bashkëpunimit dhe ndihmës së përbashkët prej gjithsej 6 miliardë eurove, dy miliardë në grante, 4 miliardë në kredi të volitshme, me qëllim që të ndihmohet në reformat lidhur me afrimin ekonomik drejt standardit evropian dhe afrimit drejt tregut të përbashkët.

    Në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë në fund të shkurtit KE-ja prezantoi 4 propozime me udhërrëfyes konkret, me të cilët ekziston mundësi reale për inkuadrim të prëshçejtuar dhe atëherë u miratua deklarata e përbashkët me të cilën liderët u obliguan të fillojnë dialog strukturor me KE-në dhe vendet-anëtare, me qëllim që të zbatohet ky Plan për rritje.

    Gjatë atij samiti u mbajt edhe takimi ministror i ministrave për çështje evropiane si dhe ministrave të financave dhe aty u prezantuan udhërrëfyesit e Planit për rritje.

    Në brifing u cek se projekte konkrete të cilat u prezantuan në tkaimin ministror me Ballkanin Perëndimor janë  – qasja drejt Sferës së vetme pagesore evropiane – SEPA, kjo është pjesëmarrje e të gjitha shteteve nga Ballkani Perëndimor në zonën pagesore të BE-së që do të thotë pagesë e lehtësuar dhe më e lirë e tregtisë dhe shërbimeve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që është me rëndësi për diasporën tonë e cila rregullisht dërgon mjete në shtëpi. Qëllimi i kësaj mase është deri në fund të vitit 2024 shtetet të jenë të gatshme për implementimin e saj.

    Së dyti – përmirësim dhe vendosje e korridoreve të gjelbra dhe bashkëpunim i përmirësuar doganor, apo më mirë të nhohura si shirita të gjelbër në vendkalimet kufitare për automjetet të cilat bartin prodhime apo të cilat punojnë me ttregti. Qëllimi është të pakpsohet koha e pritjes, të rritet tregtia, e me atë edhe zhvillimi ekonomik.  Ajo që është me rëndësi është se kjo nuk e përfshin vetëm rajonin e Ballkanit Perëndimor, do të thotë nuk vendoset vetëm nga shtetet e rajonit, por secili shtet që kufizohet me shtete të BE-së ka të drejtë të kërkojë, përkatësisht të zgjedhë një vendkalim kufitar në të cilin do të vendoset shirit i gjelbër me shtetet anëtare të BE-së. Maqedonia e Veriut ka kërkuar që ai të jetë për vendkalimin kufitar Bogorodicë drejt Greqisë dhe kjo u pranua, u sqarua në brifing.

    Masa e tretë që u prezantua në Tiranë dhe në të cilën tani po punohet është  – Rrjet pa tel i internetit për hapësirat publike për BP (Wi-fi for Western Balkans), që duhet të mundësojë qasje falas të internetit drejt qytetarëve në hapësirat publike dhe objekte në 500 komuna në tërë rajonin, deri në fund të vitit me ndihmë financiare prej BE-së prej 7,5 milionë euro.

    Masa e katërt është përfshirja në qendrat evropiane për inovacione digjitale që do të mundësojë tranbzicion të përshçejtuar digjital të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të start-apeve dhe të sektorit publik, ndërkaq po shqyrtohet edhe përfshirja në furnizimet strategjike mjekësore të BE-së, e ajo është të jemi të përfsjirë në sistemin e furnizimeve të BE-së për prodhimet strategjike mjekësore.

    Kjo është mundësi serioze edhe për konkretizim të agjendës evropiane edhe për përfitime konkrete të qytetarëve nga procesi i inkaudrimit drejt BE-së para anëtarësimit – ky është qëllimi themelor i këtij mekanizmi të Planit për rritje, gjithashtu qasje e përshpejtuar drejt BE-së me çka çdo ditë në mënyrë thelbësore do të bëhemi pjesë e sistemit evropian, u tha në brifingun e SÇE-së me mbështetje të UNOPS-it.

    Lajmi Paraprak

    A ka lidhje “mbjellja artificiale e reve” me stuhinë e shekullit në Dubai?

    Lajmi i rradhës

    Mjekët japonezë padisin Google Maps për shkak të vlerësimeve të këqija

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë