Maqedoni, paralajmërohen temperatura nën zero gradë

    Të mërkurën dhe të enjten temperatura në minus, kurse mot më i ngrohtë pritet javët në vijim, paralajmëron Drejtoria e Punëve Hidrometorologjike (DPHM).

    Temperaturat e mëngjesit të mërkurën do të zbresin në minus tre, ndërsa të enjten në minus një gradë. Nga dita e premte do të ketë ngrohje dhe temperatura më të larta në mëngjes, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin nga 18 deri në 26 gradë.

    Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Kryesisht në zonat malore do të ketë reshje lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

    Paradite gjatë fundjavës do të jetë me diell, ndërsa pasdite do të ketë reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut me bubullima.

    Më ngrohtë do të jetë e dielën, me temperatura minimale prej 5 deri në 10 gradë dhe maksimalja do të arrijë deri në 26 gradë. 

    Lajmi Paraprak

    “Shuhen edhe shpresat e fundit për dialog të denjë mes Sofjes e Shkupit”

    Lajmi i rradhës

    Mësimdhënësit nuk tremben nga kërcënimet e Qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë