PLD nuk është për zgjedhje të parakohshme: Energjia politike të shfrytëzohet ndaj krizës ekonomike

    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë zgjidhje për problemet aktuale për momentin dhe iniciativat e partive opozitare janë të shtyra vetëm nga interesat partiake dhe dëshira për të fituar pushtetin, theksojnë nga Partia Liberal Demokratike pas mbledhjes së mbrëmshme të Bordit Ekzekutiv. .

    “Tashmë është e nevojshme që e gjithë energjia e politikanëve të fokusohet në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të shkaktuara nga kriza ekonomike dhe energjetike në Evropë”, thonë nga PLD.

    Sipas PLD-së, Qeveria ka kapacitet dhe ekspertizë të mjaftueshme për t’u përballur me sfidat dhe për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.

    “Prandaj kërkojmë normalizimin e punës së Kuvendit, i cili në këto momente krize duhet të punojë ekskluzivisht në interes të popullit, e jo për interesa të ngushta partiake të individëve apo grupeve”, shtoi PLD.

    Nga PLD përshëndesin dhe vendimin historik të Patriarkana Ekumenike për njohjen e Kishës Ortodokse Maqedonase-Kryepeshkopatën e Ohrit.

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon bllokada e VMRO-DPMNE-së: LSDM-ja dhe BDI-ja punojnë në dëm të ushtrisë dhe manipulojnë ushtarët

    Lajmi i rradhës

    BE-ja heq mbajtjen e maskave gjatë udhëtimeve ajrore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë