Vazhdon bllokada e VMRO-DPMNE-së: LSDM-ja dhe BDI-ja punojnë në dëm të ushtrisë dhe manipulojnë ushtarët

    Nga VMRO-ja thonë se bllokada e Kuvendit është efektive, pasi LSDM-ja nuk e ka përkrahur ligjin për propozimin e ARM-së të VMRO-DPMNE-së, nuk kanë mundur as të sjellin agjendë, theksojnë nga VMRO DPMNE opozitare.

    “LSDM dhe BDI dje kanë kundërshtuar ushtrinë dhe nuk kanë përkrahur ligjin për ARM-në, propozim i VMRO-DPMNE-së i cili përmirëson statusin e pjesëtarëve të ushtrisë. LSDM-ja dhe BDI-ja punojnë në dëm të ushtrisë dhe manipulojnë ushtarët. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, pasi nuk u miratua ky ligj, gjatë gjithë ditës bënë bllokadë aktive, e cila pengoi unanimitetin e LSDM-së dhe BDI-së, që synon vetëm përfitimin personal të individëve, por jo edhe të popullit. Bllokada aktive vazhdon edhe sot. VMRO-DPMNE do të kundërshtojë çdo gjë që nuk është në favor të qytetarëve dhe çdo gjë që nuk është e nevojshme për shtetin, që nënkupton rëndim të buxhetit apo në favor të LSDM-së dhe BDI-së. Kovaçevski të inkurajohet dhe të dialogojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet duhen një orë më parë”, thuhet në komunikatë.

    LSDM-ja anga na tjetër thotë se deputetët në Kuvend zgjidhen nga populli dhe paguhen me para nga qytetarët, për të përfaqësuar interesat e tyre, për të marrë vendime në interes të qytetarëve dhe shtetit. Deputetët e VMRO-DPMNE-së që bllokojnë dhe bojkotojnë Kuvendin, të cilët nuk bëjnë asgjë, nuk duhet të paguhen nga qytetarët për mosveprimin dhe sjelljen e tyre destruktive.

    Lajmi Paraprak

    Gilmore: Rusia do të mbahet përgjegjëse për krimet e mundshme të luftës

    Lajmi i rradhës

    PLD nuk është për zgjedhje të parakohshme: Energjia politike të shfrytëzohet ndaj krizës ekonomike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë