“Po emigrojnë të rinjtë, po bie nataliteti në RMV”

    “Po emigrojnë të rinjtë që mbartin natalitetin”, kështu ka alarmuar sot drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski teksa ka folur për regjistrimin e popullsisë, rezultatet e të cilit pritet të publikohen më 30 mars.

    Porosit se duhet politikë e re për mbajtjen e të rinjve në Maqedoninë e Veriut, pasi sipas tij strategjia demografike e 16 viteve më parë ishte shumë e gabuar.

    “Duhet një lloj tjetër politike. Dhe kur merren masat më të mira, mund të pritet një bum demografik. Secili prej nesh duhet të ketë mundësinë për punë cilësore, faktori i dytë – mundësia për arsim cilësor, duhet edhe shëndet cilësor dhe komunikim i mirë dhe së pesti, nevojat njerëzore të kenë mundësi të plotësohen kudo. Problemi është edhe me migrimin në nivel të brendshëm”, tha më tej Simovski. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Zgjedhjet e reja lokale drejt dështimit, qeveria s’jep zgjidhje për komunat me pak votues

    Lajmi i rradhës

    “E Majta” paralajmëron referendum kundër gjuhës shqipe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë