Zgjedhjet e reja lokale drejt dështimit, qeveria s’jep zgjidhje për komunat me pak votues

    As qeveria dhe opozita nuk tregon se cila do të jetë zgjidhja që propozojnë për dy komunat Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, në të cilat dështuan zgjedhjet e fundit lokale. Në Mavrovë Rostushë nuk do të ketë kandidatë as në zgjedhjet e reja të caktuara për më 17 prill.

    Në Qendër Zhupë zgjedhjet megjithatë do të mbahen por askush nuk ka shpresa se këtë herë do të jenë të suksesshme. Të dy komunat kanë mbetur me numër të ulët të banorëve për shkak të shpërnguljes prandaj nuk përmbushet censusi nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit. Më 17 tetor në zgjedhjet e rregullta lokale, në Qendër Zhupë votuan vetëm 1886 votues nga gjithsej 7317 të regjistruar në listën zgjedhore. Në Mavrovë dhe Rostushë, votuan vetëm 3246 nga gjithsej 10144 votues në listën zgjedhore.

    Dalja në votime (17.10.2021)
    Qendër Zhupë
    Votues në listën zgjedhore – 7317
    Votues që kanë votuar – 1886 (25.78%)
    Mavrovë Rostushë
    Votues në listën zgjedhore – 10144
    Votues që kanë votuar – 3246 (32%)

    Kodi zgjedhor, neni 132
    “Nëse në rrethin e parë të votimit në zgjedhjet për kryetar të komunës, nuk dalin një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore në atë komunë, përsëritet e gjitha procedura zgjedhore në atë komunë”.

    Nëse nuk zgjidhet kryetari, Qeveria emëron njeri të besueshëm i cili i kryen detyrimet e kryetarit të komunës. Më pas Qeveria informon Kuvendin për situatën kurse Kuvendi duhet të shpallë zgjedhje të reja. Pyetja që drejtuam konkretisht në Qeveri ishte nëse pushteti është i gatshëm të propozojë riorganizimin territorial të njësive të vetëqeverisjes lokale për t’i shkrirë këto dy komuna me ndonjë nga komunat më të afërta. Deri tani nuk morëm përgjigje. As VMRO-DPMNE-ja nuk tregon nëse e mbështet idenë e rirorganizimit territorial të komunave. Për t’u evituar problemi me mungesën e votuesve.

    Qendra Zhupë madje, pas zgjedhjeve lokale, kërkuan që të ulet censusi i daljes në votime në 25%. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Tentuan të përfitojnë në kohë krize, gjobitet një rrjet marketesh

    Lajmi i rradhës

    “Po emigrojnë të rinjtë, po bie nataliteti në RMV”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë