Policë të rrejshëm e sulmuan fizikish një 26 vjeçar në Shkup

    MPB njofton se disa persona të cilët janë paraqitur rrejshëm si policë kanë sulmuar fizikisht një 26-vjeçar nga Kriva Pallanka.

    “Më 21 qershor 2025, në orën 16:30, në SPB Shkup në zonën e Qendrës u raportua një incident i rëndë. K.M. (26) nga Kriva Pallanka raportoi se rreth orës 15:30, ndërsa drejtonte një automjet pasagjerësh, është ndaluar nga tre persona të cilët janë prezantuar si policë.

    Sipas raportimit të tij, njëri nga personat e ka sulmuar fizikisht dhe i ka bërë kërcënime serioze”, njoftojnë nga MPB.

    Rasti është raportuar në polici, ndërsa autoritetet kompetente po marrin masa për identifikimin dhe sqarimin e rastit.

    Lajmi Paraprak

    Fotografitë e luftës si një arkivë e heshtur, kujtesa vizuale gjatë luftës 98-99 në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë