Policët përgatisin padi pë MPB-në, pasi nuk u është paguar orari i zgjatur në punë

    Më shumë se 200 pjesëtarë të MPB-së, mes të cilëve edhe ata të “Drejtorisë së gjashtë”, po përgatisin padi për Ministrinë për Punë të Brendshme, pasi nuk u është paguar orari i zgjatur në punë gjatë protestave kundër propozimit francez, tregon Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Dellçev.

    “Sulmi ndaj uniformës dhe punonjësit të policisë është sulm ndaj shtetit. Nëse është kështu, Sindikata e Pavarur nuk do ta lërë të qetë Ministrinë e Brendshme. Disa policë kanë marrë në kokë bekotonka e dhe kalldrëm”, deklaroi Goce Dellçev, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë.

    Sipas ligjit, rreth 500 policë është dashur të paguhen nga 2000 denarë mëditja, por disa kanë marrë ose po përgatiten që t’u jepen kaq 400 denarë, andaj në SPB Tetovë dhe SPB Shtip i kanë kthyer paratë. Fajin ia hedhin drejtuesve të njësive.

    “Shumë adekuate e parave për të cilat Sindikata e Pavarur ka paraqitur kërkesë në Inspektoratin Shtetëror të Punës që të rishqyrtohet në të gjithë sektorët në MPB që obligim sipas kërkesës së SPB-së Shkup kanë pasur të dërgojnë policë”, tha Goce Dellçev, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë.

    Për këtë çështje kërkuam përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme, por nuk e morëm përgjigje.

    Përndryshe, në protesta janë plagosur rreth 50 policë, mes të cilëve dy më rëndë.

    Lajmi Paraprak

    Petliçkovski: Për momentin nuk ka nevojë për masa kufizuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë