Policia australiane arrestoi burrin që menduan se ishte i pajisur me AK-47, por në fakt doli se ishte krejt diçka tjetër

    Një burrë 50-vjeçar në Australi për të cilin policia thotë se nxiti një operacion të madh policor në veriperëndim të Sidneit është arrestuar pasi kallashi AK-47 që ai dyshohet se po e mbante me vete ishte në fakt një pajisje për konsumim të marihuanës.

    Sipas policisë, një kërkim në shkallë të gjerë u zhvillua kur e panë burrin duke mbajtur atë që mendohej se ishte një armë zjarri e rrezikshme në një rrugë kryesore në Rouse Hill të mërkurën mbrëma, transmeton Telegrafi.

    Pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë i çuan oficerët në një makinë të parkuar në një kishë aty pranë, në të cilën ata gjetën një tub uji që thuhet se ishte në formën e një pushke sulmi AK-47.

    Autoritetet gjetën burrin aty pranë ku u arrestua dhe u dërgua në stacionin e policisë Castle Hill.

    Australiani do të dalë së shpejti në gjyq.

    Ligjet e New South Wales për drogat thonë se është një shkelje “shitja, furnizimi ose reklamimi i një tubi” (pajisje për konsumim marihuane) pavarësisht nëse përdoret apo jo për administrimin e një ilaçi të ndaluar.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski kundër rritjes së pagave në kohë krize, kërkon zgjidhje

    Lajmi i rradhës

    Si t’i hiqni njollat e domates nga rrobat: Është më e lehtë nga sa mendoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë