Policia e Tetovës thërret në bisedë informative 16 tifozë të “KF Shkëndija”

    Foto: Lirim Shabani | Ballistët duke festuar fitoren e KF Shkëndija

    Sektori i Punëve të Brendshme – Tetovë ka identifikuar dhe thirrur për bisedë informative 16 tifozë të KF Shkëndija e Tetovës dhe në koordinim me Prokurorinë Publike – Tetovë ndaj tyre do të paraqesin parashtresë përkatëse, njofton Nistori.

    Të njëjtit, më 16.05.2021 kanë hyrë në tribunën e stadiumit në Tetovë, derisa ndeshja midis KF Shkëndija dhe KF Shkupi ishte në zhvillim e sipër dhe kështu kanë shkelur rregullat për tifo gjatë ndeshjes, si dhe masat e parapara për të parandaluar përhapjen e virusit “Covid-19”.

    Kryesia e klubit të Shkëndijës, lojtarët dhe sigurimi morën masa që Ballistët të dalin në mënyrë të qetë nga tribuna, kështu duke siguruar kushte që ndeshja të mbaronte pa pengesa dhe festa të vazhdonte në sheshin e qytetit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gjërat që nuk duhet t’ia thoni kurrë prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara

    Lajmi i rradhës

    Edhe nëse jeni vaksinuar në Serbi, pasaporta e gjelbër do të jetë e vlefshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë