Policia në Gostivar i gjen mjekut alternativ shumë parash dhe tableta, pas ndalimit do t’i bëhet kallëzim përkatës

    Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në rajonin e Gostivarit është arrestuar një person nga Turqia, i cili ushtronte detyrën e mjekut alternativ.

    Nga SPB-Tetovë thonë se në shtëpinë e tij janë gjetur para dhe tableta.

    “Më datë 08.06.2023, në Vrapçishtë të Gostivarit, zyrtarët policorë të DPB-Gostivar kanë ndaluar personin M.Ç.(33) nga Republika e Turqisë. Gjatë bastisjes së kryer në një shtëpi në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor, të cilin ai e përdorte si ordinancë për mjekësi alternative, të kryer me vendim gjykate, janë gjet dhe sekuestruar një sasi e madhe tabletash, dokumentacioni mjekësor, para dhe sende të tjera.

    Personi është ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

    Lajmi Paraprak

    Orban kundër rishikimit të rregullave të BE-së për migrantët dhe azilkërkuesit

    Lajmi i rradhës

    E duam kulturën, por nuk duam të paguajmë për të

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë