Policia në Kukës ka arrestuar një shtetas të RMV-së, akuzohet për kultivim narkotikësh nga autoritetet belge

    Fotografia: Ilustruese

    Policia kufitare në Kukës ka arrestuar një shtetas maqedonas i shpallur në kërkim nga autoritetet belge. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, u bë arrestimi i Djelal Feratit, pasi autoritetet gjyqësore në Antëerp, Belgjikë e kanë dënuar me 3 vite burg për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Vjedhje”.

    Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

    Lajmi Paraprak

    Si të shpëtoni nga kërpudhat në kopshtin tuaj

    Lajmi i rradhës

    Panovski: Mërgimtarët hynë në RMV pa kufizime, të bëjnë test për Covid-19 para se të nisen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë