Panovski: Mërgimtarët hynë në RMV pa kufizime, të bëjnë test për Covid-19 para se të nisen

    Mikrobiologu Nikolla Panovski këshillon qytetarët të jenë të kujdesshëm. Ai thotë se vetëm të vaksinuarit  ose ata që kanë kaluar virusin mund të shkojnë në dasma, ndërsa më të moshuarit dhe ata që janë të sëmurë kronikë duhet të qëndrojnë në shtëpi.

    “Mërgimtarët tanë nga vendet ku me të madhe po shpërndahet virusi delta, pa kufizim hynë në Maqedoni. Ka ahengje dhe festa edhe në të hapur edhe në të mbyllur, dhe pikërisht kjo i duhet virusit. Rekomandoj që sa më shumë persona të vaksinohen dhe t’i respektojnë masat. Nëse janë të pavaksinuar të mos shkojnë në dasma për shkak se ka persona nga vende ku po shpërndahet virusi delta dhe kjo do të thotë se janë në rrezik të lartë për infektim”, tha Panovski.

    Sipas tij, gjesti më patriotik i mërgimtarëve që këtë verë vinë në Maqedoni është të jenë vaksinuar më herët ose të paktën të bëjnë një test për coronavirus 24 orë para se të nisen.

    Ndryshe, në rajonin e Tetovës momentalisht ka 65 raste aktive, ndërsa dy klasteret në Tetovë, sipas MSH-së, vijnë si pasojë e dasmave dhe ahengjeve.

    Lajmi Paraprak

    Policia në Kukës ka arrestuar një shtetas të RMV-së, akuzohet për kultivim narkotikësh nga autoritetet belge

    Lajmi i rradhës

    Çfarë duhet të hani për të rritur kolagjenin në trupin tuaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë