Kryeministri Hristijan Mickoski e uroi Donald Trampin për zgjedhjen si president i Shteteve të Bashkuara. Tregoi se kanë shkëmbyer disa porosi edhe me personat që janë në ekipin e Tramp. Përveç kësaj Mickoski pret që prioritetet ekonomike me SHBA-në të forcohen.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, por ashtu uroi Trampin. Përmes një postimi Gashi shprehu gatishmërinë e plotë për të thelluar bashkëpunimin me administratën e re amerikane, për të përforcuar partneritetin tonë strategjik.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në urimin e saj shkruan se Maqedonia, si mike dhe partnere e dëshmuar e Shteteve të Bashkuara, do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet amerikane dhe globale për paqe, stabilitet dhe siguri, bazuar në nevojën për drejtësi, respektim të së drejtës ndërkombëtare, liri dhe dinjitet njerëzor në botë.
Përveç krerëve të shtetit, urime Trampit i përcollën edhe liderët e partive politike në vendin tonë, mes tyre, kryetarët e partive që përbëjnë koalicionin VLEN, kreu i LSDM-së Venko Filipçe, ai i BDI-së nga Fronti Europian Ali Ahmeti, si dhe zyrtarë dhe drejtues të tjerë në Maqedoninë e Veriut.