Projekt-buxheti i vitit 2022 për administratën nuk parashikon para për K-15

    Administrata vitin e ardhshëm nuk do marrë K-15. Në projekt-buxhetin për vitin 2022 nuk parashikohen para për K-15 për punonjësit e administratës, tha ministri i Financave Fatmir Besimi. Administrata këtë vit mori K-15 për vitin 2021, në përputhje me marrëveshjen kolektive të nënshkruar, ndërsa paratë u siguruan me rishikimin e buxhetit.

    “Nuk ka mjete për K-15, respektivisht nuk ka mjete shtesë të parapara në buxhet nga ajo që kemi tani në buxhet. Pra nuk do të ketë K-15 për sektorin publik”- deklaroi Fatmir Besimi – Ministër i Financave.

    Sindikatat thonë se me këtë vendim shkelet Ligji për marrëdhënie pune. Marrëveshja kolektive që u nënshkrua në vitin 2020 është e vlefshme deri në shkurt 2021, por nëse nuk nënshkruhet marrëveshje e re, të gjitha dispozitat mbeten të njëjta. Nga Sindikata e Punonjësve Gjyqësor thonë se nuk do të heqin dorë nga K-15, në mënyrë që vitin e ardhshëm 25 mijë administratorë të marrin këto para sipas marrëveshjes së nënshkruar.

    “Marrëveshja kolektive edhe pas skadimit të afatit të paraparë me Ligjin për Marrëdhënie pune, pasi skadon në shkurt të vitit 2022, Qeveria le të marrë obligim me rishikim të buxhetit të sigurojë K-15 për vitin 2022. Nëse Ministria e Financave dhe Qeveria nuk e dinë, pagesa e K-15 për 25 mijë punonjës është 4 milionë euro, po aq sa vitin e kaluar u dhanë partive politike nga buxheti i shtetit.”- pohoi Tërpe Deanoski – Kryetar i SPOGJ-së.

    Marrëveshja kolektive është nënshkruar nga ish-ministri i Administratës Damjan Mançevski në vitin 2019. Ai parasheh pagesën e K-15 për 25 mijë punëtorë në sektorin publik, shumë prej 9 mijë denarëve. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, edhe Lidhja e Sindikatave kërkoi nga Qeveria që K-15 të ketë për gjithë administratën./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ulet dukshëm numri i vizitorëve në Kosovë, shkak vendosja e masave të reja anti Covid-19

    Lajmi i rradhës

    ZEMËRIMI QË TË TAKON

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë