Politikanët në RMV flasin me mburrje për integrim

    Integrimi evropian dhe ndryshimet kushtetuese janë në fokus të kartolinës së fundvitit për politikanët nga pushteti. Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se vendi ka njerëz me guxim dhe energji, të cilët, siç sipas tij kanë vendosur që të vazhdojnë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin. Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq kërkoi sërish unitet lidhur me çështjen e amendamenteve të Kushtetutës dhe se viti 2024 të jetë viti i konsensusit të rinovuar politik për Bashkimin Evropian. Kreu i diplomacisë, Bujar Osmani, procesin e ndryshimeve kushtetuese e quajti sfidë që, sipas tij, do të tejkalohet vitin e ardhshëm.

    “Motivimi ynë kryesor në vitin e ardhshëm do të jetë t’i japim fund pasigurisë në lidhje me vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Hapja e kapitujve të klasterit të parë do të çojë në përfundimin e tyre për rreth katër vjet, e më pas anëtarësimin zyrtar në BE, në mënyrë ideale deri në vitin 2030″, tha Bojan Mariçiq – Zëvendëskryeministër për Çështjet Evropiane.

    “Treni drejt Bashkimit Evropian nuk do të ndalet dhe besoj shumë se vitin e ardhshëm do t’i tejkalojmë bllokadat e krijuara nga opozita. Besoj sepse e di që shumica e qytetarëve duan të kthehen në listë dhe të bëhen pjesë e një familjeje të fortë dhe të lidhur evropiane”, u shpreh Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

    Disa analistë vlerësojnë se ndryshimet në Kushtetutë dhe rruga drejt BE-së do të jenë tema qendrore në fushatat për zgjedhjet e ardhshme dhe do të fokusohen në diskutimet për reformat e nevojshme të theksuara nga Brukseli.

    “Në 99 për qind të zgjedhjeve në Maqedoni, fushatat janë të drejtuara ndaj kundërshtarëve, e jo zhvillimore dhe në drejtim të përmirësimit dhe realizimit të gjërave të mira që do të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes në Maqedoni dhe qytetarëve”, theksoi Sinisha Pekevski – analist politik..

    Në fund të mandatit të qeverisë aktuale, analisti politik Sinisha Pekevski vlerëson se kapitali politik dhe energjia janë investuar në mënyrë të parregullt.

    “Ata shpenzuan të gjithë forcën dhe energjinë e tyre për të shfrytëzuar nga disa përfitime që sjell qeveria, nga vetëpromovimi, duke fituar tenderë, duke ndryshuar ligje që janë të mira për shumicën e politikanëve, ndaj nuk shpenzuan asnjë energji apo vëmendje për gjëra që realisht prekin qytetarët”, shtoi Sinisha Pekevski – analist politik.

    Sa i përket ndryshimeve në Kushtetutë, bisedimet për hapjen e Kushtetutës kanë nisur në shtator, por kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se votimin do ta caktojë në momentin kur të arrihet shumica e dy të tretave. Para do kohë presidenti Stevo Pendarovski deklaroi se kjo çështje me gjasë do të dorëzohet në Kuvend. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Deponia dhe gurorja në Llabunishtë, shkak për ndotjen e Strugës

    Lajmi i rradhës

    Sali Berishës i caktohet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë