Politikanët nuk duan të pyeten për pagat

    Kur pyesim për pagat e funksionarëve, është çështje që ju dhemb pikërisht funksionarëve dhe duan tu bëjnë “rikoshe” pyetjeve të gazetarëve përse nuk po ulen pagat e rritura në mënyrë enorme për ta.

    Madje, gjatë konferencës për media në pres qendrën e Qeverisë, Ministri i Financave Fatmir Besimi tenton tu tregoj gazetarëve se çfarë të pyesin. Ai nuk u përgjigj përse ne planifikimin e buxhetit për vitin 2024 janë paraparë pagat e funksionarëve me po të njëjtën shifër të rritur për 78%.

    “Të gjithë e dimë për çfarë jemi këtu dhe do të ju lutesha, ky është LAJM I MADH për rajonin dhe ngjarja e sotme të transmetohen në mënyrë të duhur. Të them realisht unë prisja pyetje për Planin e rritjes, por do të përgjigjem edhe në atë që pyetët. Në mjetet buxhetore nuk ka të parapara mjete për rritje të pagave të funksionarëve deri në mars të vitit të ardhshëm, ky është qëndrimi i Qeverisë si politikë derisa të propozohen ndryshimet përkatëse ligjore”, tha Fatmir Besimi, Ministër i Financave.

    Ai tha se grupi i punës akoma nuk ka dorëzuar në ekzekutiv propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e 7 ligjeve, të cilat rregullojnë pagat e kategorive të ndryshme të funksionarëve në shtet. Deri më tani e dimë që një përpjekje për një ligj të ri të pagave në sektorin publik rezultoi i dështuar ngaqë do të duhet të ndryshohen koeficinetet e pagave dhe harmonizimi do të jetë i pamundur me një ligj. Sidoqoftë, në konferencën e njëjtë për media, kur ministrat u përpoqën të dirixhojnë se çfarë është më me rëndësi për opinioni publik, zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Bojan Mariçiq tha se qeveria nuk ndërhyn në punën e mediave.

    “Liria e mediave absolutisht nuk guxon të cenohet, por mund të jetë e kufizuar vetëm me baza ligjore të standardeve evropiane të konventave ndërkombëtare. Në të gjitha raportet e KE-së kemi regjistruar hapa të qeverisë për përmirësimin e pozicionin e gazetarëve, vlerësimin dhe përparimin e mediave të lira dhe përforcimin e profesionit të gazetarisë”, theksoi Bojan Mariçiq, Zëvendëskryeministër për çështje Evropiane.

    Përndryshe, Qeveria mbajti mbledhjen e parë për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje, të shpallur nga Komisioni Evropian në fillim të këtij muaji. KE parashikoi 6 miliard euro për Shqipërinë, Kosovën, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vetëm për ne janë paraparë rreth 850 milion euro, të cilat nuk janë të sigurta që mund ti marrim, por duhet të përfitohen përmes projekteve konkrete që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Po e jetojmë vitin më të ngrohtë në historinë e botës: ndryshimet klimatike e ndryshojnë të gjithë sistemin

    Lajmi i rradhës

    Mbi 10 zeje në RMV drejt zhdukjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë