Politikanëve të korruptuar në Ballkan po u vjen fundi | SHBA me strategji globale kundër korrupsionit

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka lëshuar një Memorandum presidencial për vendosjen e luftës kundër korrupsionit si interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA-ve.

    Memorandumi i datës 3 qershor 2021, thotë se korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA-ve, barazinë ekonomike, përpjekjet kundër varfërisë dhe zhvillimin e demokracisë në botë.

    Strategjia e re antikorrupsion e SHBA-ve që buron nga ky memorandum do të targetojë liderët politikë që vjedhin nga qytetarët e tyre dhe oligarkët, me qëllim të ndëshkimit të tyre dhe rikuperimit të pasurive të vjedhura.

    Kjo strategji do të ketë implikime të gjera në Ballkanin Perëndimor dhe në Maqedoninë e Veriut, siç është sinjalizuar pak ditë më parë me futjen në listën e zezë të SHBA-ve të një ish-Kryeministri shqiptar.

    Një nga implikimet kryesore në vendin tonë pritet të jetë zgjidhja e rastit Magyar Telekom. Më 2011, Securities and Exchange Commission amerikane ka dënuar kompaninë hungareze të telekomunikacioneve me mbi 60 milion dollarë për korruptimin e disa zyrtarëve të lartë në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.

    Në Maqedoninë e Veriut, Vlado Buçkovski, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi dyshohen se, gjatë viteve 2005-2006, kanë marrë pagesa të paligjshme prej afro 6 milion dollarësh,nëpërmjet kontratave të falsifikuara të këshillimit dhe marketingut, për të parandaluar futjen e një konkurrenti të ri në tregun e telekomit.

    Securities and Exchange Commission është agjenci e madhe e pavarur në SHBA, përgjegjëse për parandalimin e manipulimit të tregut. Komisionerët e Securities and Exchange Commission emërohen nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara. /Infomagazin/

    Burimi:

    https://www.whitehouse.gov/briefing-room/presidential-actions/2021/06/03/memorandum-on-establishing-the-fight-against-corruption-as-a-core-united-states-national-security-interest/
    Lajmi Paraprak

    Rrënohen ndërtimet rreth Liqenit të Ohrit

    Lajmi i rradhës

    Pandemia nxori në sipërfaqe se sa lëshime ka sistemi arsimor në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë