POLITIZIMI I UT-së | Myqereme Rusi: Cili universitet në Maqedoni i thërret pandërprerë partitë politike!

    Myqereme Rusi kandidate për rektor në Universitetin e Tetovës në “ClickPlus” në TV21 është shprehur se asnjëherë nuk ka pasur konkurs për rektor, përcjell Nistori.

    “Asnjëher nuk ka pasur konkurs ky universitet, konkurs si ky që është sot, sepse konkurs ka pasur, por ka qenë i mbyllur. Ka qenë se dikë e kanë emëruar si ushtrues detyre dhe deri sa është ushtrues detyre edhe ligji ka qenë që rektorin e ka votuar senati i universitetit dhe derisa është ushtrues detyre, senatorët janë përkrah rektorit”, tha Rusi.

    Sipas Rusit me ndryshimin e ligjit tani gjërat janë më transparente.

    Në lidhje me ndërhyrjet politike në universitetin e Tetovës, profesoresha Rusi dhe njëherit kandidate për rektor në universitet pyeti kandidatin tjetër për rektor Jusuf Zejneli se, cili universitet në RMV i thërret vazhdimisht partitë politike.

    “Cili universitet në Maqedoni pandërprerë i thërret partitë politike, më trego shembull. Në asnjë universitet kryetarët e partive politike nuk janë prezent për çdo eveniment që e ka universiteti. Mund të ketë ndonjë rast specifik që na lidh me diçka”, deklaroi Rusi, duke shtuar se nuk thirren themeluesit e universitetit, përkundrazi thirren partitë politike.

    “Unë dua të respektohem sa jam gjallë. Mua më thonë të respektojmë shumë, por asnjë funksion nuk kam pasur në këtë universitet. Asnjë! Shiko, thotë (duke iu drejtuar Jusuf Zejnelit) kam qenë prodekan, tash dekan, i stimuluar se paska qenë shumë i sakrificave e unë! Nëpër biseda informative (nga shteti), themeluese e këtij (universiteti), unë, ku jam!”, shtoi ndër të tjera Rusi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Imuniteti i organizmit është më i fortë në verë

    Lajmi i rradhës

    Europa, kontinenti që po ngrohet më së shpejti në botë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë