Polonia mban konferencë të donatorëve për refugjatët ukrainas

    Polonia do të jetë nikoqire e një konferencë donatorësh të shtunën për të ndihmuar më shumë se 11 milionë njerëz që janë dëbuar nga Ukraina nga pushtimi i Rusisë ose që janë zhvendosur brenda vendit.

    Ngjarja, e cila fillon në orën 15:00 sipas kohës locale në Varshavë, u organizua nga organizata joqeveritare Global Citizen, Komisioni Evropian dhe qeveria kanadeze.

    Paratë do të shkojnë kryesisht për programet e Kombeve të Bashkuara dhe iniciativat lokale të ndihmës.

    Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, është planifikuar të paraqitet personalisht në këtë ngjarje.

    Kryeministri kanadez Justin Trudeau do të bashkohet përmes video-lidhjes.

    Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe presidenti polak, Andrzej Duda.

    Që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, më shumë se 2.5 milionë ukrainas kanë kaluar kufirin për në Poloni.

    Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR), një total prej rreth 4.4 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina.

    Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së tha këtë javë se 7.1 milionë njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, por mbeten brenda kufijve të vendit të shkatërruar nga lufta. /REL/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE: Zekiri këto veprime i ka bërë duke qenë i mbështetur nga pushteti

    Lajmi i rradhës

    Targat si simbol i hendekut mes Kosovës dhe Serbisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë