VMRO-DPMNE: Zekiri këto veprime i ka bërë duke qenë i mbështetur nga pushteti

    Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka reaguar në lidhje me rastin e Muhamed Zekirit, i cili është paraburgosur nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Nga VMRO-DPMNE thonë se “pas Rashkovskit, edhe shoku tjetër më i ngushtë i Zaevit, Muhamed Zekiri, u kap në krim”.

    “E përbashkëta për këta dy është se përveç që kanë qenë njerëz të besueshëm të Zaevit, kanë qenë edhe sekretarë të përgjithshëm në qeverinë e zaevizmit. Qëllimi i tyre është i njëjtë, milionat e qytetarëve t’i fusin në xhepat e tyre. Një Rashkovski u zëvendësua me një Zekiri”.

    “Nëse Rashkovski bëri krim duke blerë softverë që na i shiti neve me para të popullit, tani në rastin e Zekirit është bërë studim për shitjen e Postës së Maqedonisë për afër gjysmë milionë euro, pa tender”, thonë nga VMRO-DPMNE.

    Ata shtojnë Zekiri këto veprime nuk i ka bërë pa mos qenë i mbështetur nga pushteti.

    Lajmi Paraprak

    MPPS: Institucionet parashkollore do të kryejnë aktivitetet e tyre edhe gjatë ditëve të grevës

    Lajmi i rradhës

    Polonia mban konferencë të donatorëve për refugjatët ukrainas

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë