Popetrevski: Dashtë Zoti të fillojmë negociatat shpejt, por kjo disi humbi çdo kuptim duke pritur

    Gazetari Vasko Popetrevski “Programi200” në Alsat, duke komentuar deklaratat e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët ende nuk e kanë konfirmuar prezencën e tyre në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në 23 dhe 24 qershor, konsideron se hezitimi i tyre ndoshta është për shkak të pritjes së gjatë dhe vonesës së vazhdueshme në fillimin e negociatave me BE-në, përcjell Nistori.

    “Maqedonia është vend kandidat që nga viti 2005. Prej 17 vitesh në dhomën e pritjes. Tashmë po merr përmasa të çështjes turke… Dhëntë Zoti të fillojmë negociatat shpejt, por kjo disi humbi çdo kuptim duke pritur, dhe nga këtu mendoj se mesazhi do të jetë i fortë dhe do të jetë më i zëshëm, nëse e shohin mungesën e gjashtë liderëve nga Ballkani Perëndimor në këtë “Samit”, deklaroi Vasko Popetrevski.

    Troshanovski: Vërehet një rënie e madhe ndaj mbështetjes për në BE

    “Kulmi i dukshëm i zhgënjimit të akumuluar…”, kështu i sheh Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci deklaratat e liderëve të vendeve të iniciativës, Open Balkans, për të thënë se ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar nëse do të marrin pjesë në Samiti BE-Ballkani Perëndimor, gjegjësisht vendim do ketë nesër (06.22.2022)

    “Kulminacion i një zhgënjimi të dukshëm që është akumuluar prej vitesh, në mos me dekada… kur zbatimi i reformave nga ana jonë, të kërkuara nga Europ nga ana tjetër, nuk marrin njohje dhe shpërblim. Ky zhgënjim është grumbulluar në shoqëritë dhe elitat tona politike. Hulumtimet që po bëjmë tregojnë një rënie të vazhdueshme të butë dhe konstante të mbështetjes për BE-në, për dy vitet e fundit kjo rënie është e madhe,” tha Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci.

    Integrimi i vendit në BE, Markoviq: Jemi në një periudhë shumë delikate

    “Për tu reformuar, duhet që BE-ja ta ketë të qartë se në çfarë do të reformohet”, tha profesori universitar Nenad Markoviq. Sipas tij, periudha që kemi përpara është shumë delikate dhe duhet pasur kujdes, që të mos bëhen gabime që do të ishin vështirë të korrigjueshme.

    “Kur BE-ja ta dijë se në çfarë do të transformohet dhe cilat do të jenë kriteret e anëtarësimit – qoftë në BE, qoftë në atë komunitet të famshëm politik, që do të jetë një korridor, atëherë ne do të përshtatemi. Në këtë mënyrë ne fjalë për fjalë nuk e dimë se me çfarë duhet të përshtatemi. Ky është problemi për momentin,” tha Markoviq. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ShBA-ja mbështet Lituaninë dhe angazhimin e saj në NATO pas kërcënimit nga Rusia

    Lajmi i rradhës

    Rusia po e zvogëlon gazin në Europë – çka tash?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë