“PornHub” paditet për pornografi fëmijësh dhe video dhune seksuale

    Dhjetëra gra në SHBA kanë inicuar proces gjyqësor ndaj faqes me përmbajte për të rritur “PornHub”, duke e akuzuar atë dhe kompaninë mëmë për përfitim nga video materiale me përmbajtje shfrytëzimi seksual dhe dhune, përfshi edhe me të mitur, shkruan Nistori.

    Avokatët që përfaqësojnë 34 padi, akuzojnë gjigantin online – njërin nga faqet më të mëdhaja me video për të rritur – se ka krijuar treg me pornografi fëmijësh dhe përmbajtje tjetër seksuale, duke kërkuar që kompania të paguajë pasojat.

    Sipas tyre, “MindGeek”, kompania që udhëheq me “PornHub” është një “sipërmarrje klasike kriminale” që bazohet në shfrytëzimin seksual.

    14 paditës deklarojnë se kanë qenë të mitur kur janë filmuar dhe duhet të konsiderohen si “viktimë e trafikimit seksual të fëmijëve”.

    Serena Fleites, paditësja e parë që zbulon emrin e saj, pohon se në vitin 2015 ka kuptuar se “një video me përmbajtje seksuale” që i dashuri i saj e detyroi ta bënte, kur ishte 13 vjeçare, ka qenë publikuar në PornHub, pa dijeninë e saj.

    Përpos kësaj, edhe Visa Inc – njëra nga kompanitë më të mëdha të procesimit të pagesave – është paditur për “përfitim me dijeni” nga trafikimi, duke ofruar shërbime për MindGeek.

    Agjencia AFP bën të ditur se, nëpërmjet një shkrimi në New York Times, PornHub është akuzuar për postim ilegal të përmbajtjeve online, përfshi pornografi fëmijësh dhe video dhunimi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria synon ta bëjë atraksion edhe trashëgiminë shpirtërore

    Lajmi i rradhës

    Këmbësorët në Tetovë dhe Gostivar nuk kanë siguri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë