Porota i shkarkuar i shkundi rastet e PSP-së | Ato do të gjykohen nga fillimi

    Shkarkimi i porotës Mitko Sandev solli shtyrjen e parë të rastit gjyqësor. Lënda “Tenderët” për ndërtimin e kontestues të muzeut të VMRO-së, ku njëri nga të pandehurit është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, është shtyrë dhe gjykimi tani duhet të fillojë nga e para, megjithëse rasti kishte arritur para një aktvendimi. Gjykata Penale njoftoi se do të emërojnë gjykatës të ri porotë në vend të Sandevit. Do të kenë kujdes të jetë më i ri.

    Tani janë 54 porotë në Gjykatën Penale, ndërsa duhet të jenë 200. Si të sigurojmë porotë zëvendësues në rastet në numra të tillë? Nuk është funksion motivues. Paguhet 500 denarë për gjykim – thonë nga Gjykata Penale.

    Shkarkimi i porotës Sandev, për shkak se i ka mbushur 60 vjet, do të thotë fillim i ri për rastet kryesore të Speciales, ato për financimin e VMRO-DPMNE-së, për parregullsitë zgjedhore, për Qytetin e Diellit dhe disa të tjerë. Më parë, për shkak të shkarkimit të gjykatësit Goran Boshevski, nga e para u nisën rastet për ndërtimin e autostradave kineze dhe ndërtimin e Pallatit të Bardhë, përkatësisht selinë e VMRO-DPMNE-së. Sipas disa ish-prokurorëve specialë, shpëtimi i rasteve të PSP-së do të ishte ekzistenca e porotëve rezervë.

    Të gjithë jemi të vetëdijshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për rastet e ish-PSP-së, përdoren, ose mund të them lirisht, keqpërdoren të gjitha të drejtat e mundshme, që u përkasin palëve në me qëllim që të zgjasë pafund – deklaroi Fatime Fetai, ish-Prokurore në PSP.

    Ne nuk mund të komentojmë nëse kishte apo jo motiv të fshehtë në shkarkimin e disa prej gjykatësve. Do të them se është dëm i madh për drejtësinë, dhe dëm i madh për interesin publik, dhe ky është një nga aspektet që besimi në gjyqësor të jetë atje ku është -tha Lençe Ristoska, ish-prokurore në PSP.

    Nga Gjykata Penale theksuan që të mos ndodhin situata të tilla, Ligji për Procedurën Penale duhet të ndryshohet në pjesën nëse shkarkohet një gjykatës porotë, emërimi i një të riu, të mos thotë një fillim i ri i gjykimit. Kjo nismë u dërgua në Ministrinë e Drejtësisë tre vjet më parë, por ende nuk ka përgjigje./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Dëbimi i shtetasve turq nga vendi, Drejtësia do të veprojë në bazë të ligjeve

    Lajmi i rradhës

    Njoftim nga MPB-ja lidhur me shitjen e gjedheve gjatë festës së Kurban Bajramit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë