Njoftim nga MPB-ja lidhur me shitjen e gjedheve gjatë festës së Kurban Bajramit

    Në vigjilje të festës së Kurban Bajramit, Sektori për Punë të Brendshme – Shkup i informoi qytetarët se Sektori për parandalim këtyre ditëve do të realizojë më shumë takime pune me sektorin qytetar, në të cilat do të shprehet nevoja e respektimit të rregullativës ligjore dhe nënligjore për shitjen dhe therjen e kafshëve me rastin e festës, përfshirë edhe masat për mbrojtje nga përhapja e COVID-19.

    “Sektori për Punë të Brendshme Shkup thotë se sivjet me rastin e festës, shitja e gjedheve, për të cilën duhet të posedohet dokumentacion përkatës, do të bëhet vetëm në Tregun e gjedheve në fshatin Trubarevë, ndërsa shitja në lokacione të tjera si edhe therja e kafshëve në sipërfaqe publike, ndalohen dhe do të sanksionohen”, kumtuan sot nga MPB.

    Nga Sektori për parandalim në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup në cilësinë e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari në komunat Gazi Babë, Çair, Shuto Orizare dhe Gjorçe Petrov do të shpërndahen fletushka për qytetarët me qëllim të informimit dhe edukimit të tyre.

    Lajmi Paraprak

    Porota i shkarkuar i shkundi rastet e PSP-së | Ato do të gjykohen nga fillimi

    Lajmi i rradhës

    Tenderi për çerdhet në fazën e evaluimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë