PP me përkushtim do të veprojë në luftën kundër veprave penale lidhur me procesin zgjedhor dhe votimin

    Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon në kontinuitet t’i ndjek ngjarjet lidhur me procesin zgjedhor, përmes Komisonit të formuar të përkohshëm për ndjekjen e parregullsive eventuale lidhur me kryerjen e veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit nga Kodi penal dhe veprave tjera penale, të cilat do të kryheshin gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve lokale.

    “Prokurorët publikë me përkushtim veprojnë në luftën kundër veprave penale lidhur me procesin zgjedhor dhe votimin, duke dhënë kontribut drejt shkatërrimit të tyre dhe parandalimit, kumtuan nga Shërbimi për marrëdhënie me opinionin pranë Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Edhe gjatë ditës zgjedhore, në rrethin e dytë zgjedhor, më 31 tetor të vitit 2021, do të vendosen kujdestari shtesë në prokuroritë publike. Në kuadër të raportimit të ndërsjellë të koordinuar, thuhet në kumtesë, Komisioni do ta ndjek procesin e votimit në të gjitha komunat, ku ka rreth të dytë të zgjedhjeve.

    Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut përkujton se në funksion është adresa e hapur elektronike izbori@jorm,mk, ku secili që konsideron se në ndonjë procedurë ka indikacione për vepër të kryer penale lidhur me procesin zgjehdor, mund të parashtrojë ankesë/paraqitje deri te Komisioni për ndjekjen e parregullsive zgjedhore. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    “Diaspora vjen të votojë vendlindjen, Kërçovën”

    Lajmi i rradhës

    Video-lojërat po nxisin dhunë mes fëmijëve, thonë ekspertët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë