“Diaspora vjen të votojë vendlindjen, Kërçovën”

    Ky aeroplani me mërgimtarë arriti në orët e paradites. Ata janë kërçovarë që jetojnë e punojnë në Zvicër.

    Të organizuar me aeroplanë dhe autobusë morën rrugën për në Kërçovë, me të vetmin qëllim, që të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

    Disa aterruan në Aeroportin e Ohrit e disa në atë të Shkupit.

    Një mërgimtar na tha se dje dhe sot kanë ardhur më shumë se 2000 mërgimtar. E ashtu siç kanë ardhur të organizuar, disa do të kthehen nesër e disa të hënën.

    Thonë se po vijnë që të votojnë për Kërçovën e tyre.

     “Si çdo herë për Kërçovën tonë ne jemi mërgimtarët të gatshëm që të votojmë me vota të qeta”, tha një mërgimtar.

     “Për Kërçovën, për ta fituar Kërçovën”, tha një tjetër mërgimtar.

     “Po 100%”, u shpreh një tjetër mërgimtar.

     “Diaspora vjen të votojë vendlindjen, Kërçovën”, tha mërgimtari.

     “Edhe ne kemi ardhur të votojmë për Uskanën, shpresoj të ecim përpara çdo herë”, theksoi një tjetër mërgimtar.

    Përndryshe sot në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale edhe në Kërçovë votojnë të moshuarit, të pa fuqishmit dhe personat e infektuar me Covid-19. Për të votuar sot janë paraqitur 464 të moshuar dhe të pa fuqishëm si dhe 15 të infektuar me virusin korona. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Vonon pastrimi i mbetjeve të rrezikshme nga ish-fabrika kimike OHIS

    Lajmi i rradhës

    PP me përkushtim do të veprojë në luftën kundër veprave penale lidhur me procesin zgjedhor dhe votimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë