Pranohet garancia dhe hiqet masa e paraburgimit për Kamçevin

    Biznesmeni Orce Kamçev sonte ose më së voni deri nesër do të lirohet pasi Apeli i’a ka hequr paraburgimin, konfirmojnë nga gjykata për “Fokus”.

    “Apeli i të paraburgosurit është lënë në fuqi, vendimi është ndryshuar, pra është pranuar garancia dhe është hequr masa e paraburgimit”, thonë nga Gjyata e Apelit.

    Nga Gjykata shtojnë se Kamçevit i është caktuar masa e kujdesit, përkatësisht të paraqitet në gjykatë një herë në javë dhe të mos largohet nga vendbanimi, përkatësisht të mos largohet nga Shkupi.

    Siç mësojmë nga mbrojtja e Kamçevit, ai ka ofruar një garanci prej 11 milionë eurosh, e cila përbëhet nga prona dhe para në dorë.

    Natën e Vitit të Ri e ka kaluar në Spitalin “Sistina” dhe është ende aty, ndaj do të dalë nga spitali.

    Kujtomë se dy ditë para Vitit të Ri është liruar ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.

    Lajmi Paraprak

    Partitë në qeveri janë distancuar nga postimi i Trifonovit, bëjnë thirrje që të mos bëhen deklarata të improvizuara në lidhje me RMV-në

    Lajmi i rradhës

    AUTOSTRADA TETOVË – GOSTIVAR | Rrugë e kobshme, aksidentet në rritje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë